Kryeministri Rama i kthehet ashpër gazetares dhe e thotë troç: Kush e bëri reformën në Drejtësi, kriminelët?

2 MARS 2021

Kryeministri Edi Rama i pyetur për të disatën herë për pastërtinë e listave të kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit bëri një reagim të revoltuar.

Rama tha se kjo histori e stërzgjatur sipas tij, është e pranueshme për ndërkombëtarët, por jo nga të gjithë që sipas tij, hedhin baltë ndaj njëri-tjetrit.

“Unë kam përshtypjen që kujtesa më funksionon saktë kur them që komunizmi ka vdekur në 1990 dhe gjuetia e shtrigave ka mbaruar në 1990. Në Kuvend kam parë gra shumë të zonjat me të gjitha atributet për të qenë lartësisht të respektuara. Interesi ynë është t’i japim shqiptarëve më të mirën. Ca janë këto pyetje është bërë banale e gjithë kjo histori. E kuptoj që miqtë dhe partnerët tanë ta kërkojnë, por procesi është i garantuar dhe ne s’duhet të bëhemi pre e gjithë kësaj baltovine ku zhysim përditë njëri-tjetrin, sepse kanë kaluar në plan të dytë, të tretë, ata që janë njerëzit që bëjnë ligjet brenda Kuvendit të Shqipërisë, janë njerëz që punojnë. Kush e bëri Reformën në Drejtësi, kriminelët? Kush i ka bërë të gjitha reformat, kriminelët? Ca dmth kjo?

Është realisht e tepërt, s’kam fjalë për këtë.”, u shpreh Rama.

Gazeta Sot