Kryeministri Rama drejt një mandati të tretë? Vjen deklarata që nuk pritej e Bamir Topit: Janë tradhtarët e opozitës…

27 MAJ 2020

Ish-presidenti shqiptar Bamir Topi tha se kryeministri Rama ka marrë nën kontroll gjithçka, madje edhe drejtimin e opozitës.

Ai tha se opozita po i jep mundësinë të marrë mandatin e tretë

“Kur shikoj një opozitë që shitet, që s’ka turp, pikën e turpit se ka, pa moral, shkon dhe bie tek këmbët e Edi Ramës. Bëjnë lista dhe brenda listave janë njerëz pa identitet, më thoni çfarë ndodh, unë e di çfarë ndodh dhe çfarë do të ndodh. Ai kryetari i opozitës shpreson se do të marrë fitore në tavolinë, nuk ka përt a marrë. Berisha nuk pranon kurrë një ligj mazhoritar se do pësojë fatin e Ramiz Alisë në ’90. Boll kam ruajtur ekuilibra dhe ballanca, nuk më intereson. Kam njëmijë arsye për ta kritikuar dhe sulmuar Edi Ramën sepse është në pushtet. Ata që janë më të paatakueshëm janë ata që po i japin mundësinë të marrë mandatin e tretë. Janë tradhtarët e opozitës, të mos ndryshosh sistemin, minimalisht proporcional rajonal siç e ke por fut korrektimin kombëtar në zgjedhje”, tha Bamir Topi për Fax News.

Gazeta Sot