11 Janar 2024

Autokorrupsioni është një autogol, a e bën SPAK këtë? –  Si do luftohet korrupsioni në qeveri”, deklaroi Manjani./ CNA

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Adea Pirdenin si ministre të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, duke bërë me dije dhe krijimin e një Ministrie tjetër.

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani kryeministri Edi Rama me këtë ka bërë autogol.

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, u shpreh se Antikorruspioni është një punë e SPAK.

Manjan shprehet se nuk guxon kryeministër në botë të bëjë këtë që ka bërë Rama.

“Rama ka një kalendar shumë të çuditshëm që tregon destabilitet.

Një kryeministër serioz kur vendos të ndryshojë qeverinë, tundet vendi. Jep shumë arsye. Qeveria nuk është thjesht hyri një emër doli një emër. Po ta vini re me vëmendje kush është struktura e qeverisë shqiptare? Është një kaos strukturor i jashtëzakonshëm. Kjo është një qeveri celulari. Nuk ndodhin këto gjëra në një sistem qeverisës normal. Autokorrupsioni është një autogol, a e bën SPAK këtë? Nuk guxon kryeministër në botë të bëjë këtë që e ka bërë ky. Si do luftohet korrupsioni në qeveri”, deklaroi Manjani./ CNA