Kreu i shtetit shpalli ‘non grada’ ambasadorin Borchardt, Balla: E turpshme që Presidenti bën një akt të tillë. Shenjë e…

18 nentor 2019

Kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla e ka cilësuar “akt të turpshëm” vendimin e Presidentit Meta për të shpallur ‘non grada’ në Presidencë Ambasadorin e OSBE, Bernd Borchadt.

Në studion e lajmeve në “Neës24”, Balla tha se ky Borchadt nuk ka ofenduar shqiptarët si komb, ndërsa shtoi se ambasadorët, si atë të OSBE edhe të vendeve të tjera, nuk zgjidhen nga qeveria.

Nuk është e vërtetë që ambasadori ka fyer shqiptarët si komb, por ai bën pjesë në ata ambasadorë, që edhe kur ka qenë Meta dhe Berisha bashkë në qeverisje, edhe kur ata janë në opozitë mbete një mbështetës i rrugës europiane të Shqipërisë. Ambasadorin e  OSB e dhe të çdo vendi nuk e zgjedhim ne. Kjo është shenjë e degradimit dhe përdorimit të zyrës së Presidentit në aspektin politik. është e pakuptimtë është e turpshme që Presidenti bën një akt të tillë”, tha Balla.

Presidenti Meta shpalli ‘non grada ambasadorin e OSBE, me pretedimin se Bochardt, vuri në diskutim Dekretin e Presidentit  për zgjedhjet vendore dhe se publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë.

Gazeta Panorama