“Kombi i Lorik Canës është goditur nga një tërmet”, Marseja bën thirrje për të ndihmuar Shqipërinë

3 dhjetor  2019

Shumë njerëz janë solidarizuar me vendin tonë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë para pak ditësh, i cili solli viktima dhe dëme të shumta.

Një ndër të ka qenë edhe klubi francez i Marsejës, ku për disa vite ka luajtur edhe Lorik Cana, i cili ka mbajtur aty edhe shiritin e kapitenit.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi francez i shpreh ngullëllime famlijeve që humbën personat e tyre nga tërmeti dhe ka ftuar fansat të ofrojnë ndihma për të prekurit.

“Shqipëria, kombi i ish-kapitenin tonë Lorik Cana, është goditur javën e kaluar nga një tërmet i fuqishëm. Olimpik Marsejë i jep mbështetjen popullit shqiptar dhe u shpreh ngushëllimet familjeve të goditura nga ky tërmet.

Klubi dëshiron të sensibilizojë mbështetësit e tij për këtë ngjarje tragjike dhe ju informojmë se është e mundur që të dhuroni për popullatën shqiptare të goditur nga lëkundjet sizmike.”, shkruan klubi francez në faqen zyrtare.