“Kina po e ‘pushton’ heshturazi Ballkanin”/ Gjokutaj: – Si po sfidohet Amerika dhe si përfshihet Shqipëria në lojën e madhe

17 Mars 2026
Analisti Eduart Gjokutaj u shpreh në emisionin “Drejt” në Ora News se ndikimi ekonomik i Kinës është zgjeruar ndjeshëm në vitet e fundit, duke theksuar se një grup shtetesh të lidhura me Pekinin tashmë zotërojnë rreth 37% të ekonomisë globale.
“Tashmë u tha që Kina vërtetë është ajo çfarë është kundërshtari përballë, por pavarësisht se është Kina në fakt është një grup i tërë shtetesh që tashmë të bërë së bashku zotërojnë 37% të ekonomisë botërore dhe kjo është diçka më shumë sesa ajo çfarë përfaqëson Amerika, madje dhe bashkë me Evropën në një farë mënyre.
Në aspektin pastaj se si përshkallëzohen këto lloj, të themi lëvizjesh gjeopolitike, qoftë dhe ushtarake tashmë së fundmi, tregojnë përshkallëzimin që ka marrë penetrimi i ekonomisë kineze në të gjithë botën, por sidomos në zonën përreth saj, pasi dhe ajo vajti të paktën në dy dekadat e fundit që nëpërmjet nismave në mos e kujtoni, ka qenë një nismë që vazhdon të jetë Shqipëria anëtare 16 + 1 vende, e cila në vetvete duket si një nismë e vogël.
Tani, përtej asaj, Shqipëria është përfshirë edhe në mënyrë pasive në këtë një brez, një rrugë që Kina e ka shpallur të paktën prej dy dekadash, me qëllim që nëpërmjet pjesës së infrastrukturës, nëpërmjet pushtimit të butë ekonomik dhe lidhjeve që ajo ka krijuar, ka vajtur deri në portat e Evropës dhe Afrikës Veriore.
Në mënyrë joaktive, Shqipëria është dhe anëtare e vendeve të Lidhjes Islamike gjithashtu.
Natyrisht, por nuk është se e aplikon atë, them të drejtën e anëtarësisë. Tashmë, edhe te kjo pjesë, ndikuar nga aleanca strategjike që ka, natyrisht që Kina nuk është në fokusin e një partneri të besuar të Shqipërisë, edhe pse përbën importuesin më të madh për bizneset shqiptare tashmë.
Pra, Kina siç ka hyrë në Shqipëri që e refuzon në mënyrë të heshtur, po ashtu ka hyrë, të mos harrojmë, në Malin e Zi.
Ka hyrë deri, në qoftë se e shikojmë se ka një debat edhe për portet, ka hyrë deri te porti i Pireut.
Një kompani kineze para disa vitesh privatizoi dhe kjo hyri në një tjetër lloj diskutimi për arsye se ka të bëjë me sigurinë e NATO-s.
Pra, të themi kështu, në mënyrë të përmbledhur, e gjithë kjo pjesë ekonomike natyrisht që lidhet edhe me këto lloj ndërhyrjesh ushtarake që nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me naftën, por ka të bëjë me gjithë qarkullimin e mallrave që shoqërojnë atë.
Pra ka të bëjë me mënyrën se si shtrihen partneritetet.
Kina sapo ka mbaruar pjesët e veta të vendimmarrjeve politike në kongreset që ndërmerr dhe ka hyrë në një tjetër lloj përshkallëzimi.
Tashmë nuk synon më të jetë sasiore, por të jetë cilësore.
Dhe kjo do të thotë që cilësinë ajo e bazon jo vetëm thjesht te nafta, por dhe te ato që bazohen te teknologjia, te tranzicioni i gjelbër.
Pra, ekonomia është diçka më shumë sesa thjesht naftë.
Natyrisht, nafta tashmë shërben si një rezervë për sot dhe për nesër, pasi kuptohet, industria nuk do të transpozohet menjëherë në pjesën energjetike të energjisë së gjelbër.
Por e gjitha kjo ka të bëjë me një ndalim dhe një frenim, pra ka të bëjë, në radhë të parë, për t’i thënë një farë stopimi asaj përhapjeje, nga ana tjetër dhe për të treguar edhe fuqinë e saj dhe për të krijuar aleanca të reja dhe në këtë mënyrë të prishin dhe ato aleanca që Kina ka ndërtuar deri më sot bashkë me Rusinë, të cilët lidhen për marrëveshje të momentit, nuk kanë një aleancë të caktuar, të posaçme ekonomike, por edhe me atë çfarë quhet sot, ta lidhim tashmë me Venezuelën, petrodollarin.
Pra, i gjithë biznesi i naftës në botë kuotohet ende në dollar dhe ky është problemi më i madh, nuk është thjesht problemi i disa rezervave, sado qofshin ato në sasi, strategjike”, u shpreh Gjokutaj.
