Analisti Fatos Lubonja: – Rama akoma nuk i ka nxjerrë dhëmbët ndaj drejtësisë

17 Mars 2026
Analisti Fatos Lubonja i ftuar ne nje emision televiziv, teksa foli mbi përplasjen e kryeministrit Rama me drejtësinë së fundmi pas rastit Balluku. Lubonja mendon se reforma në drejtësi u bë fillimisht nga Rama për të kapur të tërë sistemin e drejtësisë.
Ai thekson se Rama ka qenë i kalkuluar në lëvizjet e tij, por tani që skandalet e mëdha bëhen publike, e vendosin pozitën e tij në krizë. Megjithatë, ai shton se kryeministri ende nuk i ka treguar dhëmbët drejtësisë, pasi akoma nuk është thirrur në SPAK.
Fatos Lubonja:
Reforma në drejtësi që kur filloi dhe si ka vazhduar nuk mund të mendohej që një njeri si Rama që e di çfarë bën do ndërtonte një drejtësi që do fuste atë në burg. Justifikimi ka qenë që jo se e ka bërë Rama por amerikanët.
Reforma u bë që të kapë drejtësinë si të gjitha reformat. Duke përdorur ndërkombëtarët. Siç i tha atëherë e kalon dot Atlantikun? Tani i shkuan shumë afër. Nuk mendoj se drejtësia nuk mundet të funksionojë nëse nuk funksionon institucionet e tjera në atë drejtim, ekzekutivi, legjislativi, politika. Si një flotë.
Ajo që po ndodh, treguesi që zhveshi Rama. Ramës i duhet reforma në drejtësi për të bërë fasadën e futjes në Europë. Ka qenë mjeshtër në lojën më dy fytyra. Nga njëra anë rri me krimin e organizuar, nga ana tjetër rri me Toni Blair.
Dhe unë mendoj që SPAK, në kohën e Krajës ka qenë krejtësisht ushtar i Ramës. Gjykoj që Rama tani erdhi puna te ai, ishte prova. E kam thënë po nuk shkoi SPAK te Rama nuk është drejtësi e pavarur. Unë mendoj se Rama i ka llogaritur gjithë këto punë. Krimet e shumta që dalin, e vënë në krizë.
Ai nxjerr dhëmbët dhe akoma nuk i ka nxjerrë krejtësisht se nuk e kanë thirrur një herë. Si ka mundësi që ky SPAK iu pavarur nuk thërret një herë Ramën, që është kapo banda?
Këtu mbrohet organizata. Balluku mund të sakrifikohej, pse nuk u sakrifikua, nuk mund ta themi. Kryesore, është që kjo provon se nëse nuk godet sistemin por disa kokrra, asgjë nuk ndryshon. Rama nuk po mbron veten, por vetë sistemin.
