3 Gusht 2026

Ermal Beqiraj ka blerë një kështjellë në Oise të Francës, me vlerë rreth 2.6 milionë euro.

Kështjella ndodhet në komunën Berneuil-en-Bray, rreth një orë larg Parisit. Siç shihet edhe nga fotot, kështjella është e rrethuar nga park, ndërsa fasadat dhe çatitë e saj janë pjesë e monumenteve historike të mbrojtura nga shteti francez.

Sipas regjistrave francezë, më 30 dhjetor 2024 “Château d’Auteuil” u shit për 2.612.200 euro, e cila përputhet me atë të përmendur nga SPAK, ashtu si edhe vendndodhja në Oise, që prokuroria gjithashtu e citon. Në faqen zyrtare të kësaj rezidence, figuron emri i biznesmenit.

“Hetimet fillestare sugjeronin se E.B. ndodhej në Francë, gjë që përputhej me informacionin e dhënë nga Prokurorët e Posaçëm të SPAK-ut. Hetimet e mëtejshme nga autoritetet franceze e konfirmuan këtë informacion dhe identifikuan disa asete me origjinë kriminale të ndodhura në Francë, veçanërisht llogari bankar me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente , u evidentua blerja e një kështjelle në departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milionë euro, mjete motorike etj,. Për këto asete si dhe për të tjera të cilat do të rezultojnë nga hetimet e mëtejshme, i është dërguar kërkesë për ndihmë juridike autoriteteve gjyqësore franceze me qëllim sekuestrimin e tyre”, thuhet në njoftimin e SPAK.

ermal beqiri keshtjella (5)

Prokuroria e Posaçme ka dërguar kërkesë tek autoritetet gjyqësore franceze, me qëllim vendosjen e masave të sekuestrimit mbi këto pasuri, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e aseteve të tjera.

Ermal Beqiri u arrestua më 24 korrik 2026 nga autoritetet franceze, pasi avioni i lehtë me të cilin udhëtonte hyri në hapësirën ajrore të kufizuar pranë centralit bërthamor të Penly-t, në Seine-Maritime.

Pas ndërhyrjes së autoriteteve, avioni u detyrua të ulej në aerodromin e Albert-it, në Somme. Gjykata franceze urdhëroi vijimin e paraburgimit të tij me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, sipas kërkesës së autoriteteve shqiptare.

ermal beqiri keshtjella (10)ermal beqiri keshtjella (9)ermal beqiri keshtjella (4)ermal beqiri keshtjella (3)ermal beqiri keshtjella (2)