Kërcënohet Shtëpia e Bardhë, BBC jep detaje mbi zarfin e dyshimtë me helm

20 SHTATOR 2020

Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se një paketë që përmbante helm ricine që i isht drejtuar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është përgjuar para se të arrinte në Shtëpinë e Bardhë.

Mediat amerikane shkruajnë se letra u zbulua në një strukturë shqyrtimi për postën e Shtëpisë së Bardhë në fillim të kësaj jave.

Zyrtarët thanë se një substancë e gjetur brenda zarfit u identifikua si ricin, një helm që gjendet natyrshëm në fasulet e ricinit. Administrata Trump ende nuk ka komentuar mbi raportet.

Ndërkohë është bërë e ditur se Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Shërbimi Sekret po hetojnë se nga erdhi paketa dhe nëse të tjera janë dërguar përmes sistemit postar amerikan.

“Në këtë kohë, nuk ka asnjë kërcënim të njohur për sigurinë publike,” i tha FBI, CNN në një deklaratë të shtunën.

Ndërsa mnjë zyrtar i tha “New York Times” se hetuesit besojnë se pakoja ishte dërguar nga Kanadaja. Raportet thonë se prania e ricinit u konfirmua pas testeve nga FBI.

Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP) tha të shtunën se po punonte me FBI për të hetuar “letrën e dyshimtë dërguar Shtëpisë së Bardhë”.

Ricin prodhohet duke përpunuar fasulet e ricinit. Është një substancë vdekjeprurëse që, nëse gëlltitet, thithet ose injektohet, mund të shkaktojë të përziera, të vjella, gjakderdhje të brendshme dhe në fund kolapsim të organeve.

Asnjë antidot i njohur nuk ekziston për ricin. Nëse një person është i ekspozuar ndaj ricinës, vdekja mund të ndodhë brenda 36 deri në 72 orë, në varësi të dozës së marrë, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Gazeta Sot