1 Shkurt 2026

Nga: Gazeta Sot

Jeta e prokurorëve të SPAK ka filluar të jetë në rrezik, pasi kanë lëshuar urdhër arreste ndaj dy grupeve kriminale të rrezikshme. Grupi i Ballukut dhe ai i AKSHI, janë dy bandat e Edi Ramës që kanë operuar në mënyrë të pavarur brenda strukturës shtetërore duke menaxhuar miliarda euro të cilat janë kthye në mjet pasurimi për strukturën oligarkike të ndërtuar nga kapobanda Edi Rama. Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka miratuar kërkesën e kreut të SPAK, Klodian Braho, për të shtuar mbrojtjen ndaj prokurorit Altin Dumani dhe Dritan Prençi, të cilëve ju janë shtuar presionet dhe kërcënimet nga bandat që janë në simbiozë me Edi Ramën.

Nëse ndaj Dumanit ka kërcënime  lidhur me hetime të shumta që mbajnë firmën e tij në kohën kur ishte drejtues i SPAK, për  Dritan Prençin, kërcënimet janë shtuar pasi  po heton zv.kryeministren Belinda Balluku për të cilën kërkoi caktimin e dy masave të sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë territorit të vendit”.

Sipas informacioneve brenda mazhorancës prokurori Prençi ka marrë kërcënime nga një bandë kriminale që operon në zonën e Tiranës. Brenda mazhorancës është rritur shqetësimi për agresivitetin e Ballukut, e cila ka marrë peng kryeministrin Rama duke i bërë shantazhe. Ka qenë vetë Balluku që e ka kërcënuar në zyrë duke e mbajtur peng për 7 orë në kryeministri. Zëra pranë qeverisë  thonë se ajo e ka detyruar Edi Ramën të marrë prokurorin që ti bënte presion për ti hequr masën e pezullimit. Fakti që Edi Rama është vënë në dispozicion të Ballukut trego që ajo ka në dispozicion fakte të tmerrshme për kryeministrin shqiptar. Në takimin bilateral me qeverinë e Melonit ministrat e Edi Ramës janë kërcënuar nga Balluku, e cila ulërinte duke ju treguar telefonin: “Këtu ju kam të gjithëve mos u gëzoni për mua”.

Nisur nga situata e krijuar ditët e fundit, me rritjen e masave të sigurisë ndaj prokurorëve të SPAK, kemi të bëjmë me shpërthimin e djajve të bandës së Edi Ramës nga kontrolli. Situata është më e rrezikshme nga ç’mendojmë pasi në qarkullim miliarda dhe prishje interesash mafioze, shërbimesh sekrete dhe pazare të frikshme. Edi Rama është në pikën e tij më të ulët dhe është në gjendje të bëjë gjithçka për të shpëtuar prapanicën e tij. Lidhejt e tij me krimin janë tashmë të vërtetuara,ku kemi dy biznesmenë të marrë peng për tenderët e AKSHI të verifikuara, ku në lojë është koordinatori i ti me krimin  Ergys Agasi.

KLP merr në mbrojtje prokurorët

Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka miratuar kërkesën e kreut të Spak , Klodian Braho, për të shtuar mbrojtjen ndaj prokurorit Altin Dumani.

Kërkesa vjen pas presionit në rritje ndaj Dumanit lidhur me hetime të shumta që mbajnë firmën e tij në kohën kur ishte drejtues i SPAK.

Përveç Dumanit, është miratuar nga i njëjti komision edhe mbrojtje për disa prokurorë të tjerë të strukturës së posaçme, mes të cilëve edhe për Dritan Prençin, i cili po heton zv.kryeministren Belinda Balluku dhe kërkoi caktimin e dy masave të sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë territorit të vendit”.