30 Nentor 2022

Në kampet e emigrantëve që tentojnë të shkojnë ilegalisht në Britani kanë shpërthyer përleshjet mes shqiptarëve dhe eritreanëve. Kështu shkruan “Daily Mail”, i cili ka realizuar një reportazh në kampin e imporvizuar nga Home Office në Kent.

“Skenat të kujtojnë ish-qytetin e ‘Xhunglës’ në Calais”, shkruan media angleze, e cila thekson se ky kamp eshte i tejmbushur.

Duke cituar burime nga brenda kampit zbulon se prej të enjtes kanë shpërthyer përleshje mes shqiptarëve dhe eritreanëve, ku si thika po përdorin për të goditur njëri-tjetrin krehrat e mprehtë që iu jepen në çantat e tyre nga zyrtarët e Home Office, kur ata mbërrijnë aty.

“Një numër i vogël ushtarësh është stacionuar brenda kampit për të ndihmuar në ruajtjen e rendit. Na është thënë se policia e rebelëve është në gatishmëri për të hyrë nëse emigrantët nisin ndonjë grevë në ditët e ardhshme. Është një kuti llamarine. Emigrantët kanë sulmuar zyrtarët e Forcave Kufitare dhe personelin e sigurisë, të cilët janë të frikësuar”, ka zbuluar më tej burimi.

Kampi i mbyllur, i krijuar në një ish-bazë të RAF në Manston, është qendra kryesore e përpunimit për migrantët klandestinë që vijnë me gomone përpara se ata të dërgohen në hotele ose bujtina rreth Britanisë. I hapur gati një vit më parë, ai mund të strehojë një maksimum prej 1600 personash për disa ditë teksa identitetet e tyre kontrollohen përpara se të ristrehohen.

Megjithatë, shifra tani ka arritur në 3,000 pas rritjes së numrit të emigrantëve që kalojnë Kanalin. Stafi i Forcave Kufitare ka paralajmëruar mbipopullim ‘katastrofik’ ndërsa një shef i imigracionit u tha deputetëve se kushtet janë ‘të mjerueshme’ kur ai bëri një vizitë inspektimi të hënën.

Gazeta Shqiptare