22 Shkurt 2023

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, qeveria dhe sistemi aktual takson më shumë 95% të shqiptarëve dhe përfitimet ia ja jep vetëm një pakice.

Sipas saj, në këtë mënyrë sistemi po punon kundër 95% të shqiptarëve.

Deputetja demokrate thotë se sistemi i padrejtë që është ngritur penalizon shtresën e mesme si dhe atë që paguan në favor të një pakice, duke shtuar se kjo gjë duhet të ndryshojë.

Tabaku: “Kjo do të thotë që në buxhetin e shtetit kanë ardhur më shumë të ardhura sepse ke paguar ti më shumë taksa, sepse çdo shqiptar ka paguar nga rritja e çmimeve më shumë taksa. Se tatimi mbi të ardhurat personale është rritur, se kontributi i sigurimeve shoqërore shëndetësore janë rritur, se e gjithë ngarkesa e taksave mbi shtresën e mesme është rritur!

Po a ka pasur shërbime më të mira?

Sot kemi shëndetësi që shkon tek privati jo tek publiku, sot kemi arsim më pak cilësor që reflektohet çdo ditë në çdo tregues. Sot kemi më pak investime në rrugë, sot kemi po të njëjtat çmime energjie. Sepse sistemi i ngritur është i padrejtë!”

Për deputeten nuk duhet të ekzistojë koncepti ‘që duhet të paguajnë të gjithë dhe të marrin vetëm pak’.

Më tej Tabaku shprehet se buxheti duhet të ketë në qendër qytetarët, politika që vlerësojnë punën dhe që vlerëson atë që sjell sot më shumë në buxhetin e shtetit.

Top Channel Albania