“Jemi kërcënuar”, studentët denoncojnë: Ja si po na bëjnë presion për të mbyllur protestën. –

16/01/2019 Studentët e Elbasanit kanë vijuar protestën e tyre, ku që prej ditës së djeshme janë ngujuar në fakultet dhe kanë bojkotuar mësimin.

Studentët shprehën se u është bërë presion, se nëse nuk do të marrin pjesë në mësim do të ngelin dhe nuk do të kalojnë sezonin.

“Jemi të kërcënuar me mungesa se do të na ngelin. Ato që fillojnë mësim ju është treguar arsyeja. Ka pasur presione. Tarifën e masterit nuk e përfshiu fare. Do të ishte më e ndershme që të kishte ulur masterin dhe bachelorin.

Ne po kërkojmë të drejtat tona që na takojnë. Kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit. Nëse ai nuk na plotëson kërkesat kjo tregon se ai është i paaftë. Çdo kush e shikon në këndvështrimin e vet, por ai është fajtor për gjendjen në këto momente. Ne nuk kemi përdorur deri më sot dhunën, kemi protestuar me qytetari.”- shprehet ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/