Artisti Tom Nikolla

TOM NIKOLLA – nje nga themeluesit e Ansamblit te Kangeve dhe Valleve Popullore.

Tom Nikolla eshte nje prej kengetarve shume i dashur per publikun dhe me kontribut te rendesishem per futjen e kenges me cifteli ne hulline e muzikes qytetare shqiptare bashkekohase.

Qe ne moshe te re spikati dhe fitoi cmim nderkombetar per kengen folklorike ne vitin 1957. Me vone ishte nga themeluesit e Ansamblit Shteteror te Kengeve dhe Valleve Popullore ku kontriboj deri ne moshen e pensionit dhe ne vazhdimesi. Ishte njohes i folklorit dhe muzikes popullore prandaj fjala e tij ne diskutime per kete teme degjohej me interes. Pati kolege dhe bashkekendoj me divat e kenges popullore si Drita Papajani, Lucije Miloti, Naile Hoxha.

Toma me artin e tij ka korrur duartrokitje ne Shqiperi dhe ne disa vende te botes kur perkrah Ibrahim Tukicit, Fitnete Rexhes, Vace Zeles, Xhevdet Hafizit e tjere dhane koncerte duke perfaqesuar muziken dhe folklorin tone ne bote.

Nuk e harroi asnjehere rapsodine, por e zhvilloi ate duke u ba nji nga perfaqesuesit me dinjitos dhe i dashur me kenge patriotike qe u rimoren dhe jane ne repertorin e sotem te shume rapsodeve e grupeve muzikore ne Shqiperi dhe Kosove.

Nga J. Brahaj.