Jaho Brahaj: – Hartimi dhe botimi i historisë së artit të populli tonë

Gazeta Sot

NGA JULIA VRAPI

“Në qoftë se nuk hartohet e ndërmerret një projekt i tillë, që është për historinë e qytetërimit të etnisë tonë, ne vetë shqiptarët tregohemi mospërfillës dhe pa vetëdije e interes për trashëgiminë tonë. Popujt e tjerë fqinje e europiane këtë fazë e kanë kaluar”.

Botimi i historisë së artit tonë është një domosdoshmëri e kohës, dhe kemi institucionet shkencore shtetërore që duhet të merren. Kështu shprehet studiuesi Jaho Brahaj, sipas të cilit nëse kjo nuk bëhet tregon mospërfillje. Në një reagim të tij studiuesi Brahaj thotë se hartimi dhe botimi i historisë së artit është një mangësi për kohën. “Arti në truallin ku banojmë është i dokumentuar, që mijëra vite më parë, por nuk kemi një studim e botim dhe as nuk kemi një ndërmarrje për një studim të tillë. Kjo është mangësi së pari për kohën që jetojmë, e kemi institucione shkencore shtetërore e kuadër të specializuar, mjafton të shikojmë disertacionet e kësaj fushe për tituj shkencorë Doktor sidomos viteve të fundit në Shqipëri, Kosovë dhe nga studiuesit shqiptarë në Europë.

Hartimi dhe botimi i historisë së artit të populli tonë domosdoshmëri e kohës”, shprehet Brahaj. Por ndërsa në vendin tonë problemet me historinë e artit janë dhe përgjegjësi e institucioneve, studiuesi Jaho Brahaj shton më tej se në vendet e tjera fqinje dhe europiane faza e hartimit dhe botimit ka kaluar.

Kërkesa të shekullit XXI

Ndërsa shprehet se hartimit dhe botimi i historisë së artit tonë bën me përgjegjësi institucionet shtetërore, studiuesi Jaho Brahaj shprehet se mundet që periudha historike të veçanta të jenë objekt për këtë ndërmarrje.

“Përshembull kemi në truallin tonë që në periudha të errëta të historisë vepra e krijime arti.

Jaho Brahaj

Në ilustrimin që publikohet bashkangjitur është një skenë arti pasqyruese e një ceremonie të paraardhësve tonë. Artefakti arkeologjik është në material bronz e shek. VII para erës së re, zbuluar në bregun e Liqenit të Shkodrës. Vetëm ky artefakt arti i arkeologjisë na pasqyron përmes artit kulte dhe vlera etnologjike”. Ai tregon se në pjesën e poshtme të tablosë kompozicionale të kësaj vepre monumentale arti kemi dy vendas ilir, që të hipur mbi varka nga një zjarr ceremonial po nderojnë Diellin si hyjni. Së dyti sipas studiuesit, në këtë tablo tërheq vëmendjen mbikresa e njërit prej tyre. “Të kujton atë që e quajmë “kausia” e hyjnisë Redon të Ilirisë. Po këtë mbikresë-kapele e gjejmë të quajtur si “kapela Albneze” në shekujt e Mesjetës, tipike për arbërit”, shprehet Jaho Brahaj, që sjell në vëmendje dhe të tjerë shembuj.

Ruhen Ungjijt e e hershem te Beratit me vlera te jashtezakonshme per shkrimin dhe permajtjen e tyre, por a kemi studime dhe analiza per tabllote fetare dhe skicat  laike qe jane vizatuar ne brendi dhe ne aneshkrime ne keto vepra e te tjera te kesaj natyre.

Trashegojme piktura murale, ku nga piktore (ikonograf) shqiptar jane paraqitur skena artistke te banoreve shqiptare me veshjet e tyre e ambjente arkitekture mesjetare te trualit tone. Keta jane shikuar dhe analizuar vetem per vlerat etnografike pa vleresimin si vepra te mirfillta arti.

Po per kudrin me te hershem per artin ne truallit tone, se e permendet me larte.

Po. P.shembull: Guri i Xhuxhes, Mirdite, i zbuluar se fundmi. Nder shume simbole grafike te tij kemi dhe dy elemente qe i ndeshim (jane ruajtur) ne artin tradicional popullor deri ne ditet tona. Pjesa e elementit grafik “dy syte” e gjejme grafikisht pothuajse te njejte edhe ne nje pjese te xhubletes shqiptare, po ashtu edhe kryqin (diellor) me hark siper pothuajse ne te njejtin vizatim grafik e ruajme ne kryqat e varreve sideomos ne Shqiperine e Veriut, por keto jane vetem pjese te tabllose kompozicionale artit te ketij monumenti ne hyjnizim te ceremonive te diellit ne stine te vecanta te kalendarit te lashte.

Po keshtu  vlere e artit Ilir eshte tablloja e rripit te varreve te Selces, qe tregon mjeshteri arti.

Studiuesi thotë më tej se ka studime për objekte të veçanta, por sipas tij në problemet që ai shpreh bëhet fjalë për kërkesat e shekullit XXI.

“Të mos keqkuptohemi, ka studime për objekte të veçanta të artit të trashëgimisë sonë, por ne këtu po flasim për kërkesa të shek. XXI. Është e domosdoshme të kemi historinë e lashtë të artit të etnisë sonë Iliro-Arbëror e në vazhdim. Nuk është arti i shekujve të Rilindjes e këtej historia e artit tone. Çështjet e temës janë shumë të gjera, dhe kjo arrihet duke veçuar dhe dalluar artin grek e romak, që edhe ai ka lënë gjurmë”, thotë Brahaj.

“Në qoftë se nuk hartohet e ndërmerret një projekt i tillë, që është për historinë e qytetërimit të etnisë tonë, ne vetë shqiptarët tregohemi mospërfillës dhe pa vetëdije e interes për trashëgiminë tonë. Popujt e tjerë fqinje e europiane këtë fazë e kanë kaluar”, thotë studiuesi Brahaj ndër të tjera.

Si studiues Jaho Brahaj ka botuar artikuj dhe studime, si dhe ka kumtuar në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë atdheut.

19 JANAR 2022