30 Qershor 2026

Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa ka denoncuar atë që e cilëson si një skandal të thellë të lidhur me bazën detare të Pashalimanit dhe tentativën për të mbuluar shkeljet përmes projektit të Porto Romanos. Sipas tij, baza detare e Pashalimanit është përzgjedhur si bazë logjistike e NATO-s, por ky objektiv është dëmtuar rëndë nga vendimi për t’i hequr bazës 80 hektarë tokë, procedurë e kryer në mënyrë tinzare, pa konsultim me aleancën dhe në fund të procesit të vlerësimit.

Në thelb të kësaj situate, Meçollari shpjegon se heqja e këtyre 80 hektarëve është bërë në favor të një investitori italian, i cili sipas tij ndodhet nën hetim dhe shërben si “prestanome”. Për të maskuar këtë grabitje të pronës ushtarake, Edi Rama, duke nisur nga viti 2021, është përpjekur të bindë NATO-n dhe opinionin publik se baza detare do të financohej në portin e papërfunduar të Porto Romanos. Ky propozim kishte dy qëllime kryesore: së pari, të legjitimonte projektin e Porto Romanos si një port strategjik me të ardhme, dhe së dyti, të çlironte qeverinë nga detyrimet për Pashalimanin, të cilat vetë Rama i kishte marrë përsipër në vitin 2019.

Prapaskenat

“Heshtja e Edi Ramës në Pashaliman. Sipas një portali më Vlorë, sot KM Edi Rama do të bej një vizitë në bazën detare të Pashalimanit. Qëllimi mund të jetë marrëveshja midis Fincantier-it dhe KAYO-s ose ceremonia e pranimit të një anije patrulluese italiane mbi 35-vjeçare, të lyer bukur. Italia anijen e nxori nga shërbimi një vit më parë, por e rifuti në shërbim vetëm “për të fuqizuar Forcën tonë Detare”, siç do të shprehej KM Rama një vit më parë. Ndoshta dhe të dyja. Por, vetëm për një gjë Rama nuk do të flasë në Pashalimsn. Nuk do të deklaroi se baza e detare e Pashalimanit është përzgjedhur si bazë logjistike e NATO-s dhe së shpejti do fillojnë investimet. E para, që të bëj këtë deklaratë duhet të revokojë dekretin e Begajt dhe VKM-në që i ka hequr Pashalimanit 80 ha në favor të një strategjisti italian nën hetim dhe prestanome.

E dyta, në mënyrë tinëzare KM Rama duke nisur nga viti 2021 u mundua të bindi NATO-n dhe i bindi shumë shqiptar se NATO do të financonte një bazë detare në portin e panisur ende të Porto Romanos. Nëpërmjet këtij propozimi Rama donte të bindte opinionin publik se porti i Porto Romanos ishte një port strategjik dhe se kishte të ardhme, por njëkohësisht lirohej nga detuurimet për Pashalimanit, të ofruara nga vet ai në vitin 2019.  Por, NATO i dogji Ramës letrat në dorë. Sepse NATO ndjek objektivat e saj dhe nuk ndihmon korrupsionin. Pashalimani do të jetë bazë logjistike e NATO-s. Heqja e 80 ha nga baza, në fund të procesit të vlerësimit dhe pa konsultim me NATO-n dëmton objektivin e NATO-s. Sot, Rama dhe Begaj duhet të mendojnë seriozisht si të revokojnë vendimet e tyre dhe ti rikthejnë Pashalimanit 80 ha e hequra një vit më parë”, shkruan Artur Meçollari. Megjithatë, NATO i ka “djegur letrat” Ramës, pasi aleanca ndjek objektivat e saj dhe nuk ndihmon skemat korruptive.

Skandali

Kjo qasje ndaj shtetit, sipas Meçollarit, pasqyrohet edhe në librin “The Albanian Files”, ku arkitektura dhe vizatimet e Ramës mbizotërojnë mbi politikat shtetërore, duke e vendosur sigurinë kombëtare, mbrojtjen dhe të drejtën e pronës në plan të dytë. “The Albanusn Files, një libër kontravers me parathënie të KM Edi Rama, synon të ndryshojë kulturën shtetërore. Me zhgarravina, një pjesë ndoshta të bëra nga piktori, synohet të krijohet një qasje tjetër shtetërore. Atij që në po këtë libër i propozohet të bëhet mbret, Edi Rama, nuk ka vëmendjen më të vogël ndaj ligjit. Arkitektura, ose zhgarravinat e dobishme, në këtë botim dominojnë politikat shtetërore, duke kaluar në planë të dytë sigurinë kombëtare, mjedisin, mbrojtjen’, të drejtën e pronës etj. Në faqen 716 shihen një mori godinash në një zonë të Shëngjinit. Ky vizatim është i vitit 2018 dhe kjo pronë ka qenë atëherë, si dhe është dhe sot në Planin e Vendndodhjes dhe Përhapjes së Forcës Detare. Gjysma e kësaj prone të bazës është nën sekuestro preventive me vendim gjykate nga viti 2021. Edi Rama nuk do t’ja dijë për ligj apo interesat e vendit. Liri për atë nënkupton anarshi”, shkruan Meçollari.