30 Qershor 2026

Kantieri i ndërtimit në Rrjoll, aty ku ndërtuesi dhe botuesit pranë familjes Berisha, Bashkim Ulaj po ndërton resortin e tij, është rrethuar përsëri me mur e me hekura.

Banorët e Rrjollit janë mbledhur përsëri në protestë me qëllim shembjen përsëri të rrethimit të tokës që pretendojnë se është pronë e tyre.

Resorti që po bëhet nga kompania Gener 2 shtrihet në një sipërfaqe prej 147.2 hektarësh është kundërshtuar me forcë nga banorët e zonës, për shkak të problemeve me pronësinë e tokës.