Vlora Hyseni

30 Qershor 2026

Nga Gazeta Sot

Tirana po përjeton një “tërmet” të vërtetë popullor, ku prej 30 ditësh qëndresa e jashtëzakonshme e qytetarëve ka tronditur themelet e kupolës më të lartë të shtetit (qeverisë) dhe klasës politike në tërësi. Humbja totale e qetësisë në zyrat e pushtetit ka vënë në lëvizje urgjente dhe të fshehtë strukturat më të frikshme të sigurisë kombëtare. Në prapaskenë dhe në krye të këtij skenari të zi, qëndron drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH”, Vlora Hyseni, e cila ka marrë rolin e një “kamikazeje” të pushtetit. Mësohet se pas dyerve të mbyllura të institucionit është urdhëruar një operacion i koduar sekret për të asgjësuar frymën e revoltës. Agjentët e terrenit tashmë kanë mësyrë mes turmës, duke përdorur metoda të sofistikuara të ndjekjes dhe përgjimit për të identifikuar “krerët” e protestës.

Ky aksion i rrufeshëm ka ngritur dyshime të forta se SHISH po devijon nga misioni kushtetues, duke u kthyer në një mjet të pastër të gjuetisë së “shtrigave”. Çdo lëvizje e qytetarëve po analizohet me imtësi përmes një zbulimi të frikshëm paranojak, ku oponenti trajtohet si armik i shtetit. Madje intrigat shtohen kur sheh se si po synohet përçarja e protestuesve përmes infiltrimeve dhe presioneve të padukshme psikologjike. Por ky zell i tepruar i drejtoreshës Hyseni për të mbrojtur me çdo kusht karriget e pushtetit po ngjall hije të rënda nga e kaluara. Metodat e përzgjedhura për të ndjekur hap pas hapi protestuesit dhe për të ndërtuar dosje sekrete ngjajnë frikshëm me strukturat famëkeqe të ish-Sigurimit të Shtetit. Pra ky rizgjim i spiunazhit politik tregon se frika e qeverisë ka arritur kulmin, duke sakrifikuar edhe demokracinë përballë revoltës popullore.

Si u zbërthye në Parlament skema e “kamikazes” së SHISH

Por alarm i madh se agjentët e SHISH kanë zbritur në terren tek protestuesit në një operacion të mirëfilltë ndjekjeje, u ngrit zyrtarisht edhe ditën e djeshme në Komisionin parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku numri një i inteligjencës shqiptare Vlora Hyseni, paraqiti raportin vjetor të SHISH në komisionin parlamentar të Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes. Për më shumë se dy orë me dyer të mbyllura në këtë komision drejtoresha Hyseni raportoi për situatën e sigurisë, nivelin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare si aktivitetet e inteligjencës së vendeve me qëndrim armiqësor dhe jomiqësor ndaj vendit. E ka vënë theksin tek kundërshtarët e proceseve euro integruese, operacionet e influencës  malinje, fushatat e dizinformimit me impakt në sigurinë kombëtare. Ka folur po ashtu mbi nivelin e kërcënimit terrorist dhe radikalizmit, nivelin e krimit te organizuar dhe kundërvënien. “SHSH vlerëson se ka rritje të kërcënimeve hibride në formën e aktiviteteve influencuese malinje, fushata deizinformimi operacione informative nga shërbimet e inteligjencës së vendeve kundërshtare  ndaj proceseve integruese të Shqipërisë,  të cilat shfrytëzojnë ç’do zhvillim të rëndësishëm, me impakt në këto procese, për të nxitur e shkaktuar destabilitet dhe pasiguri.

Në këtë kontekst sigurie SHISH bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë për kundërvënien ndaj tyre”, mësohet të jetë shprehur drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni. Ndërkohë pak përpara nisjes të raportimit Vlora Hyseni u përball me akuzat e deputetëve të opozitës Klevis Balliu dhe Flamur Noka që, sipas tyre, agjentët e SHISH janë infiltruar brenda në protestë duke mbledhur e duke i çuar informacione kryeministrit Edi Rama. “Shërbimi informativ është infiltruar atje në këtë protestë dhe në fakt është e çuditshme që kryeministri për çdo qytetar që flet 5 minuta atje, ka një informacion të gjerë se çfarë ka bërë më parë, ku ka qenë, ku është dënuar, ku s’është dënuar, me kë ka qëndruar”, u shpreh Klevis Balliu. “Keni involvuar totalisht shërbimin në funksion të karriges së Edi Ramës dhe jo të shtetit.

Keni involvuar totalisht shërbimin, për të dezinformuar, për të mbledhur informacione dhe dezinformacione rreth protestuesve për të shuar atë protestë dhe këtë s’mund ta bëjë kurrë një shërbim”, tha Flamur Noka. Mësohet se drejtoresha e SHISH u përgjigj shkurt dhe prerë çdo akuze, duke u i quajtur dizinformacion. “Po dezinformoni  dhe po e përdorni si gjithmonë raportimin në komision për retorika dhe interesa politike”, citohet t’i ketë thënë shefja inteligjencës shqiptare deputetëve demokratë Noka dhe Balliu.