29 Gusht 2026

Gazetari i njohur kosovar, Fitim Çeku, ka lëshuar një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, ku nxjerr në pah prapaskenat e arrestimit të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Ai rikujton se ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, njihet botërisht si mik i afërt i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ndërkohë, vite më parë, Rama udhëtoi drejt Prishtinës duke u bërë presion të drejtpërdrejtë politikanëve kosovarë për të votuar pro ngritjes së Gjykatës Speciale.

Kjo gjykatë sot mban të arrestuar figurat kryesore të luftës çlirimtare: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Sipas tij, nuk ka asnjë dyshim se McGonigal dhe rrethi i tij kanë ndikuar drejtpërdrejt në prangosjen e drejtuesve të UÇK-së. Në hulumtimet e tij përmenden emra si Jack Smith, Bojan Dimiç dhe Halit Sahitaj në operacione për sabotimin e Marrëveshjes së Uashingtonit. Dosjet sekrete dyshohet se u kaluan nga Haga përmes Durrësit drejt Kosovës me urdhër të agjentit të dënuar amerikan.

Ky operacion i fshehtë komprometoi procesin e drejtësisë duke goditur pas shpine krerët e UÇK-së pa dijeninë e tyre. “Ekskluzive: Gjykata Speciale në Hagë synon të arrestojë edhe 4 persona të tjerë për pengim të drejtësisë. Sipas burimeve tona, dërgimi i dosjeve në OVL Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-s dhe sabotimi i Marrëveshjes së Washingtonit u kryen me urdhër të Charles McGonigal, një agjent i FBI-së i dënuar me burg në SHBA për bashkëpunim me Rusinë.

Sipas hulumtimeve tona, dosjet u nxorën prej Hage nga Jack Smith dhe nën direktiva të Charles McGonigal, Bojan Dimicit, Faik Imerit, Halit Sahitajt, Fatmir Shehollit u dërguan në Durrës më pas në Kosovë. Dyshime serioze së në këtë operacion janë të përfshirë diplomatë të Kosovës në USA dhe njerëz të afërt të Thaçit dhe Veselit.

Por pa dijenin e Thaçit dhe Veselit. Ne nuk publikojmë emra deri sa këto pretendime të verifikohen ose Haga të veproi lidhur më këto çështje serioze”, shkruan në rrjetet sociale gazetari Fitim Çeku. Pra ky kjo deklaratë e z. Çeku, ngre dyshime të fortë se pas “lotëve të krokodilit” që derdh sot kryeministri Edi Rama për udhëheqësit e UÇK-së, fshihet një rol i tij i pabesë.

Çfarë po ndodh me ish-krerët e UÇK?

Gjykata Speciale do ta shpallë më 16 shtator në Hagë aktgjykimin në rastin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Para kësaj gjykate, e cila zyrtarisht quhet Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, për tri vjet është zhvilluar procesi gjyqësor lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që pretendohet se janë kryer gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë. Prokuroria kërkoi dënim me nga 45 vjet burg për secilin prej katër të akuzuarve. Rezultati i këtij procesi mbetet ende i panjohur.

Ndërkohë, ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, para së njëjtës gjykatë po zhvillohet paralelisht edhe një proces tjetër, nën akuza për pengim të drejtësisë. Kjo ngre pyetjen, nëse Thaçi do të shpallej i pafajshëm në rastin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, a do të lirohej menjëherë nga paraburgimi? Në bazë të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Gjykatës Speciale, “kur një i akuzuar i paraburgosur shpallet i pafajshëm, ai lirohet menjëherë, përveçse kur mbahet në paraburgim në mënyrë të ligjshme, ose vuan një dënim për vepra penale të ndryshme nga ato në lidhje me të cilat është shpallur i pafajshëm”. “

Në rastin e zotit Thaçi, paraburgimi është urdhëruar nga Trupi Gjykues në procesin ndaj tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si dhe nga gjyqtari i vetëm në procesin e veçantë ndaj tij për pengim të drejtësisë. Prandaj, nëse zoti Thaçi shpallet i pafajshëm në procesin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, çështja nëse ai do të vazhdojë të mbahet në paraburgim do të vendoset nga gjyqtari i vetëm që po shqyrton rastin për pengim të drejtësisë”, thuhet në një përgjigje të zëdhënësit të Dhomave të Specializuara, Michael Doyle, për Radion Evropa e Lirë. Gjykatësi i vetëm duhet të rishikojë çdo dy muaj nëse paraburgimi vazhdon të jetë i arsyeshëm dhe i justifikuar.

“Ai mund ta shqyrtojë këtë çështje edhe me kërkesë të të akuzuarit, nëse ka pasur ndryshim të rrethanave”, shtoi Doyle. Vendimin e fundit, të dhjetin me radhë për vazhdimin e paraburgimit, gjykatësi i vetëm e ka lëshuar më 31 korrik, duke vlerësuar se ende ekziston rreziku që Thaçi të pengojë procedurat ose të kryejë vepra të tjera penale.

Në të njëjtin vendim, gjykatësi caktoi edhe afatet për rishikimin e radhës të paraburgimit: Thaçi mund të paraqesë parashtresat e tij deri më 7 shtator. Nëse ai nuk e bën këtë, Prokuroria duhet të paraqesë qëndrimin e saj deri më 14 shtator, ndërsa Thaçi mund të përgjigjet deri më 21 shtator.

Kush është Charles McGonigal?

Ndërkohë kujtojmë se lidhja e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal dhe fakti që në llogari të tij janë depozituar qindra mijëra euro nga një ish-punonjës i sigurimit të shtetit në Shqipëri në vitin 2017, wshtw subjekt hetimi nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Z. Charles McGonigal është një ish-zyrtar i lartë i FBI-së, i cili drejtonte sektorin e kundërzbulimit në zyrtarët e Nju Jorkut deri në pensionimin e tij në vitin 2018.

Ai u arrestua në vitin 2023 pas hetimeve federale që zbuluan veprime të paligjshme, duke u kthyer në një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së të dënuar me burg. Në Nju Jork, ai u dënua me 50 muaj burg sepse punoi fshehtazi për oligarkun rus Oleg Deripaska, duke shkelur sanksionet e SHBA-së. Në Uashington, ai u dënua me 28 muaj të tjerë burg sepse fshehu nga FBI marrjen e 225,000 dollarëve nga një ish-agjent i inteligjencës shqiptare.

Dy dënimet u vendosën të ekzekutohen njëri pas tjetrit, duke e çuar kohëzgjatjen totale të burgimit të tij në 78 muaj (6.5 vite). Hetimet e Departamentit të Drejtësisë provuan se McGonigal kishte zhvilluar disa takime jozyrtare me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai pranoi fajësinë se nuk i kishte deklaruar në formularët e FBI-së udhëtimet në Shqipëri dhe takimet me Rama.

Gjatë këtyre takimeve, ai përdori postin e tij për të hulumtuar mundësi biznesi në Shqipëri me ndihmën e njerëzve të afërt me pushtetin. Sipas dokumenteve të gjykatës, McGonigal hapi një hetim në FBI bazuar në informacione nga Shqipëria, i cili shërbeu për të goditur financimet e opozitës shqiptare. Kryeministri Edi Rama ka mohuar çdo shkelje apo përfshirje në veprime të paligjshme, duke e cilësuar marrëdhënien si një njohje zyrtare.

Gjykatësja e çështjes deklaroi se McGonigal kishte humbur “kompasin moral” për shkak të arrogancës dhe babëzisë.  Reagimi publik: Skandali tronditi besueshmërinë e institucioneve të inteligjencës amerikane dhe shkaktoi debat të madh politik në Shqipëri.

Nga: Gazeta Sot