Ashtu siç gazeta “SOT” e ka paralajmëruar e para, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar

dhe Korrupsionit Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimet për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve

mjekësore, një prej aferave të shumta të sistemit të shëndetësisë. Pas grumbullimit të dokumenteve dhe

shqyrtimit të kontratave dhe vendimeve, prokurorët e SPAK kanë nisur marrjen në pyetje të punonjësve

të Ministrisë së Shëndetësisë dhe anëtarëve të Komisionit të Ofertave. Mësohet se, anëtari i parë që është

marrë në pyetje është Saimir Kadiu. Ndërkohë, që pas Kadiu, mësohet në pyetje është marrë për gjashtë

orë ish zv-ministri i Shëndetësisë Klodian Rrapaj në lidhje me hetimet në kuadër të koncensionit të

sterilizimit me vlerë 100 mln euro. Ai është pyetur për rreth 6 orë nga prokurorët e SPAK-ut lidhur me

procedurat që janë ndjekur nga institucioni ku ai ishte vartës në dhënien në dhënien e këtij koncesioni,

dëshmi kjo që pritet të fundosë personat e përfshirë në këtë aferë, njëri prej të cilëve është ish-ministri

Ilir Beqaj. Pra duket qartë se dëshmia e tyre është kambanë alarmi për ish-ministrin e asaj kohe, Ilir Beqaj,

i cili duket se është kumbari i koncesionit. Nëse ka një person që duhet të përballet me drejtësinë për të

gjitha koncesionet që janë dhënë në shëndetësi ai është ilir Beqaj. Sterilizmi, Check Up dhe hemodializa,

janë 3 koncesione korruptive që vetëm vidhen qytetarët shqiptarë dhe pasurohen disa oligarkë.

Skema e abuzimit

Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes Ilir Beqaj dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët

e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”,

me kosto 100 mln dollarë. Paketën më të madhe me 40 për qind të aksioneve e zotëron Investital LLC-

një kompani e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj. Rrapaj kishte një

kompani ndërtimi në Peruxhia me vetëm një punëtor dhe me kapital 1500 euro. Në 2013 Rrapaj

zhvendoset në Shqipëri, ku intensifikon takimet me Beqajn. Gjatë kësaj kohe duket se farkëtohet edhe

pazari i madh. Rrapaj hap një kompani (Investital LLC) në Kosovë. Të dyja kompanitë nuk kishin lidhje

me mjekësinë. Pas dy vitesh, pra në vitin 2015, Ilir Beqaj i jep shokut të tij koncesionin e sterilizimit të

pajisjeve mjekësore me vlerë 100 milionë euro. Për të maskuar skandalin, pjesë e konsorciumit bëhen edhe tre kompani të tjera si “U.Jet S.r.l”, “Servizi Italia” dhe “Tecnosanimed”. Kompanitë që humbën u ankuan tek KPP. Ata thanë

se oferta fituese e shokut të Beqajs tejkalonte fondin limit me 9.6 miliardë lekë. KPK kërkoi rivlerësimin e

vendimit të shpalljes së fituesit, por Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i zgjedhur nga Beqaj, shpalli sërish

fitues shokun e Beqajs, Ilir Rrapajn. Pasi fitojnë tenderin, kompanitë Investital Llc, Servizi Italia S.p.a,

U.Jet S.r.l dhe Tecnosanimed hapin një kompani të re, me emrin SaniService Sh.p.k, për të ofruar s

hërbimin. 40 % të aksioneve i merr shoku i Beqajt, pa asnjë eksperiencë në këtë fushë.

SPAK tërheq dokumentet e sterilizimit

SPAK ka tërhequr dokumentet e sterilizimit dhe ‘Check Up’ në spitalet vendit. Burime për gazetën

“SOT” bëjnë me dije se 4 spitale nuk i kanë kthyer përgjigje, duke mos sjell dokumentet, si shërbimet

që kryesojnë sasitë dhe pagesat e bëra për koncesionarët që kanë fituar tenderin. Sipas informacioneve

nga grupi hetimor ata kanë afat për kthyerjen e përgjigjes deri në fund të kësaj jave, dhe nëse një gjë e

tillë nuk ndodh atëherë ata do përballen me drejtësinë për pengimin  e veprimeve hetimore. Kujtojmë se

Përfaqësues të Nismës ‘Thurje’ kanë kallëzuar penalisht zyrtarët e përfshirë në dhënien me koncesion të

procesit të sterilizimit. Përfaqësues të Nismës Thurje, Endri Shabani dhe Artan Koni deklaruan se kanë

kërkuar hetimin e zyrtarëve duke nisur nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, të cilët sipas tyre kanë abuzuar me buxhetin e shtetit. Sipas tyre ky koncesion është i panevojshëm pasi sjell çmime më të larta, është 10-vjeçar duke

kaluar edhe afatin e mandatit të qeverisë dhe ngre detyrime vetëm ndaj shtetit shqiptar dhe jo ndaj palës

tjetër të përfshirë në kontratë.

Gazeta Sot