Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia

28 Dhjetor 2025
Në një shkollë në Zhegër të Komunës së Gjilanit ka ndodhur një incident mes të disa qytetarëve që kanë qenë duke votuar.
Prokurori i shtetit ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa sic raporton korrespondentja e Top Channel Leonita Bajrami, mësohet se një votues ka shkuar me babanë për të ndihmuar dhe sipas po të njëjtave burime ka nisur një përplasje verbale me votues të tjerë me pyetjen “pse po e ndihmon”.
Prokurori do të vendosë nëse do ta iniciojë si rast apo jo. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, të cilët kanë ndërhyrë në momentin kur ka pasur përplasje
