3 Shkurt 2023

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paralajmëroi sot Edi Ramën që të mos pengojë ngritjen e komisionit hetimor për dosjen “McGonigal”.

“Unë jam i bindur që komisioni do të ngrihet dhe Rama do të largohet. Ne nuk mund të lejojmë më si qytetar të një vendi demokratik që të jemi pa parlament. Është detyrim kushtetues që cdo komision të ngrihet në bazë të cdo kërkese të opozitës.

Grusht shteti Edi Rama për të shpëtuar nga një skandal i këtyre përmasave që do të thellohet, nuk ka dhe nuk mundet që të ketë. Komisioni do të ngrihet patjetër. Nëse insistojnë do të jenë qytetarët shqiptarë që do të shkojnë atje për të ngritur komisionin hetimor për Edi Ramën dhe personat e tjerë të lidhur” tha ai.