Ilir Bala; – Piktori që krahas pikturës, popullarizon monumentet shqiptare

Nga: Rexhep Rifati

Ilir Bala, me prejardhje nga Puka i diplomuar për pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë i përket brezit të piktorëve të suksesshëm që ka ekspozuar në shumë vende të botes e si pasion ka publikimin e vlerave etno-kulturore e historike në faqen e tij Monuments of Albania, që është bërë edhe një burim i mirë për portalin tonë prointegra.ch, ndaj edhe e falënderojmë për këtë bashkëpunim

Me këtë rast përzgjodhëm një shkrim nga Jaho Brahaj, kushtuar këtij artisti të artit figurativ me titull: “Ilir Bala, piktori që pikturon ‘fëminoren’…” .

Ai ka një specifikë mjaft interesante në punimet e tij. Pikturon gjithçka që e rrethon në jetën e përditshme dhe transformon nga forma reale në një stil feminore. Pikturën e shikon si një mënyrë shumë të mirë për të sensibilizuar opinionin për aktualitetin që e shqetëson. Ai thotë që kur isha i vogël në vitet e para të jetës kurrë nuk e kishte ditur të vërtetën e hidhur që ekzistonte në botë. “Kur je i vogël ke një dëshirë të bëhesh sa më shpejt i rritur ngaqë e kupton që të rriturit janë vendimmarrës dhe kanë në dorë gjithçka dhe vjen një ditë kur arrin në atë stad dhe kupton se në botë ka kaq shumë padrejtësi, luftëra, kaq shumë varfëri dhe probleme serioze që shkaktojnë dëme serioze njerëzve, kafshëve, natyrës, pra ti e kupton se të gjitha këto janë shkaktuar nga të rriturit.

Vjen një moment dhe thua a ka kjo botë ka nevoje për një gjykim feminore”, kjo është arsyeja që piktori Ilir Bala, ka vendosur të përcjellë një mesazh nëpërmjet pikturës: “Se bota do ishte më e bukur dhe më e lumtur po të gjykonim si fëmijët.

Ilir Bala

Ilir Bala ka lindur në Puke dhe jeton në Tiranë. Është diplomuar për pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Është në brezin e piktorëve të suksesshëm që ka ekspozuar në shumë vende të botes si, Itali, Spanjë, Francë, Angli, Zvicër, Greqi, Etj.

Ilir Bala – Ekspozite POGRADEC-ALBANIA-.-2016

I njejti autor, në një shkrim tjetër jep disa të dhana me rëndësi për piktorin, ndaj edhe po i postojmë me këtë rast:

Artisti i artit figurativ Ilir Bala, kreu shkollen e mesme në Liceun Artistik ” Prek Jakova”, në vitin 1995. Një vit me vonë filloi studimet e larta në degën pikturës në Universitetin e Arteve në Tiranë, ku dhe dipllomohet me sukses në vitin 2000. Ai është një pjesmarrës aktiv në aktivitete dhe ekspozita të ndryshme si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj. Arti i tij gjithmonë trajton tema dhe problematika të jetës së përditshme dhe keto perceptime ai i realizon përmes punës krijuese, ku një rol të rëndesishëm luan dhe marrdhënia qe ai krijon me studion e tij të artit.

Ilir Bala

Ndërkohë pata edhe një korrespodencë me Ilirin nga i cili mësova se postimet që i bën në faqen e tij elektronike Monuments of Albania (Monumente shqiptare ), thjeshtë i grumbullon dhe boton me qëllim të njohjes dhe popullarizimit , në mënyrë që si shqiptarët ashtue edhe të huajt të njihen më për së afërmi me monumentet e shumta etno-kulturore e historike me të cilat janë të pasura trojet tona etnike.

Ilir Bala

(Nga punimet e shumta të Ilir Balës të ekspozuara në qendra të ndryshme , përzgjodha disa nga të cilat ishin ekspozuar në qytetin e Cyrihut, ARTBOX.GALLERY Zurich .Switzerland. Më vjen keq që nuk e kam njohur atëherë Ilirin që të kisha mund ta vizitoj gjatë kësaj ekspozite ditore që metropolin zviceran ku edhe aktualisht jetoj-R. Rifati)

Ilir Bala

Ilir Bala