I dolën në mbrojtje Ramës/ Lubonja shpërthen ndaj Tares dhe Pirgut: Janë disa palaço që …

Fatos Lubonja ka kritikuar qëndrimet e dy shqiptarëve të njohur në Evropë, tenorit Saimir Pirgu dhe drejtorit sportiv të klubit të Lacios, Igli Tare.

Dy personazhet i kanë dalë së fundmi në krah kryeministrit Edi Rama dhe kanë kritikuar protestat që po organizohen në Shqipëri, por sipas Lubonjës, ata nuk e kuptojnë situatën reale në vend.

Analisti i konsideroi Pirgun dhe Tare palaço që nuk meritojnë asgjë më shumë, ndonëse në fushat e tyre janë të suksesshëm.

“Këta janë fyerje për inteligjencën e çdo shqiptari. Ne e dimë çfarë ndodh në Greqi, por nuk ka dalë ndonjë figurë publike greke që thotë na u prish imazhi, por kanë qenë në krah të protestuesve. Këta janë disa palaço që nuk meritojnë asgjë më shumë”, u shpreh Lubonja në ‘News24’.