Humbin jeten nga Covid19 12 qytetare.

19 tetor 2021

Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 12 qytetarë:

– Gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 67-88 vjeç, një qytetare nga Librazhdi 61 vjeçe, një qytetar nga Pogradeci 66 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Fieri 72 vjeç, një qytetar nga Durrësi 88 vjeç, një qytetar nga Korça 88 vjeç.

Janë kryer 3713 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 616 qytetarë, në këto bashki:

220 në Tiranë, 53 në Fier, 31 në Lushje, 25 në Durrës, 23 në Elbasan, 20 në Berat, 19 në Shkodër, 17 në Vlorë, 16 në Kamëz, 15 në Pogradec, 13 në Gjirokastër, nga 12 qytetarë në Krujë, Patos, 10 në Sarandë, 9 në Lezhë, nga 8 qytetarë Kukës, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Korçë, 7 në Kavajë, nga 6 qytetarë në Tropojë, Devoll, 5 në Kuçovë, nga 4 qytetarë në Gramsh, Poliçan, Dimal, Libohovë, Himarë, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Tepelenë, Divjakë, nga 2 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Mirditë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Cerrik, Belsh, Peqin, nga 1 qytetar në Librazhd, Skrapar, Kolonjë, Maliq, Konispol, Roskovec, Mat, Dibër, Shijak, Has.