Hapet toka në Belsh, krijohen papritur gropa të mëdha karstike që kanë përpirë…

19 MAJ 2022

Një gropë karstike rreth 20 metra e thellë dhe 10 metra e gjerë është shfaqur pranë fshatit Çestije në Belsh.

Fenomeni natyror është i zakonshëm për zonën e Dumresë e cila numëron mbi 80 liqene të krijuara si pasojë e fenomeneve karstike.

Hapet toka në Belsh, krijohen papritur gropa të mëdha karstike që kanë përpirë…

Gropa ka përpirë rrugën dhe ka ngjallur panik tek banorët.

Specialistet thonë se në 360 km2, zona e Dumresë është karstike si pasojë e shkrirjes së shkëmbinjve të gipsit dhe gëlqeres.

Por nevojiten studime pasi fenomeni mund të rrezikojë edhe lagjet e banuara.