Grupi i A2 hyn në kampin Al Hawl, humbin kontaktet

Publikuar më 15:13 • 12 Nëntor 2019

Grupi i xhirimit të A2 arriti të hyjë në kampin Al Hawl në Siri. Gazetari Julian Kasapi së bashku më operatorin Endrit Myftari arritën të futen në kampin famëkeq, pasi u kryen të gjitha kontrollet e sigurisë, por, që prej atij momenti nuk kemi më asnjë kontakt me ta.

Në këtë kamp gjenden mbi 75 mijë persona, familjarë të luftëtarëve të ISIS dhe konsiderohet nga vëzhguesit ndërkombëtarë si një inkubator për brezin e ardhshëm të ekstremistëve. Mes tyre janë edhe rreth 80 shqiptarë, bashkë me fëmijët e tyre, që ashtu si 11-vjeçari Alvin Berisha, presin për t’u shpëtuar.

“Për pak minuta futemi në kampin Al Hawl. Sipas stafit të sigurisë duhet të jemi mjaft të kujdesshëm, pasi në aneksin e të huajve ku ne pritet të futemi kanë ndodhur mjaft trazira, pasi konsiderohet edhe si pjesa më e radikalizuar të kampit. Vetëm javën e shkuar kanë ndodhur të paktën 10 vrasje, sipas stafit të sigurisë së kampit, ndërkohë që disa persona të tjerë janë rrëmbyer. Në këtë aneks jetojnë mbi 10 mijë persona, ndërkohë që ne do të mundohemi, pasi nuk kemi shumë kohë në dispozicion për të gjetur shqiptarët”, tha në një komunikim telefonik gazetari Julian Kasapi.

Grupi i A2 hyn në kampin Al Hawl, humbin kontaktet