6 Janar 2023

Një studim i fundit ka zbuluar shenja dhe simbole të tjera të pikturuara në shpella gjatë epokës së akullit që besohet se mund të jenë shembulli më i hershëm i shkrimit. Paraardhësit e hershëm përdornin shenja, të kombinuara me vizatimet e kafshëve pre të tyre, për të komunikuar informacione në lidhje me sjelljen e specieve jetike për mbijetesën e tyre, të paktën 20,000 vjet më parë.

Studiuesit kanë zbuluar shenja dhe simbole të tjera të pikturuara në shpella gjatë epokës së akullit që besohet se mund të jenë shembulli më i hershëm i shkrimit. Smbolet që komunikojnë një sasi të vogël informacioni si një emoji, mund të kenë ndihmuar paraardhësit e hershëm me gjuetinë.

Zbulimi i papritur, botuar në “Cambridge Archeology Journal”, tregon se vizatimet misterioze 20,000-vjeçare mund të ndryshojë mënyrën se si shkencëtarët e shikojnë artin e shpellave. Paraardhësit e hershëm përdornin shenja, të kombinuara me vizatimet e kafshëve pre të tyre, për të komunikuar informacione në lidhje me sjelljen e specieve jetike për mbijetesën e tyre.

Vijat, pikat dhe shenjat “Y” – u gjetën në më shumë se 600 imazhe të Epokës së Akullit në muret e shpellave në të gjithë Evropën.

“Ne kemi dyshuar prej kohësh se këto sekuenca shenjash të gjetura krahas përshkrimeve të kafshëve grabitqare po thoshin diçka për këto kafshë” tha Paul Pettitt, bashkëautor dhe profesor i arkeologjisë paleolitike në Universitetin Durham.

Gjetjet zbulojnë gjithashtu se njerëzit në Evropën e Epokës së Akullit po përdornin një kalendar të bazuar në ciklet hënore. Studiuesit besojnë se simboli “Y” qëndronte për lindjen dhe periudhat e çiftëzimit të cilat u ilustruan nga gjatësia e sekuencave të vijave dhe pikave që nuk përmbajnë “Y”.

Alistair Pike, një profesor i shkencës arkeologjike në Universitetin e Southampton në Angli, tha se “ky studim është prova më bindëse deri më tani e kuptimit sistematik të lidhjes së pikave, vijave dhe simboleve me kafshët”.

Forma më e hershme e të shkruarit në botë njihet shkrimi sumerian, i krijuar nga njerëzit në Mesopotami (Iraku i sotëm, Turqia dhe Siria), i cili daton në vitin 8000 para Krishtit.

Gjurmë shkrimi në epokën e akullit, zbulohen simbolet Gjurmë shkrimi në epokën e akullit, zbulohen simbolet

Pergatiti Besmira Pelushaj