Gjetja e Shekullit në Xhuxhë: Zbulohën piktogramet e tjera nga një çoban i fshatit. –

Të tjera piktogramë janë zbuluar në fshatin Xhuxhë të Fanit në Mirditë. Një çoban i fshatit ka zbuluar gur me mbishkrimë të vjetra. Banori ka qënë dukë ruajtur lopët në mal ndërsa ka venë re serish një shkemb me simbolika të përafërta, ndaj ka biseduar ne telefon me vellain.

Gjetja e Shekullit ne XHUXHE:

Zbulohen piktogramet e tjera nga nje çoban i fshatit!…

(Mark P. Gjoka, ka qene duke ruajt lopen ne fshatin Xhuxhe ku ai dhe jeton me familje, nderkohe qe fale sensibilizimit ne gjetjen e pare te Piktogrameve te Xhuxhes, ka vene re serish nje shkemb me simbolika te peraferta, ndaj ka biseduar ne telefon me vellain. Me pas ka qene vajza e tij me nje telefon me kamer qe e ka fotografuar duke ia nisur te vellait, Sandrit, ushtarak ne Tirane, i cili ka sensibilitetin e duhur ndaj vlerave trashegimore te asaj zone. Para pak minutash me beri me dije Frrok Bardhi dhe Sander Gjoka, i vellai i çobanit qe ka bere gjetjen, i cili dhe me dergoi fotot.
Keto foto te para vijne pikerisht nga Xhuxha ku duket nje shkemb i ngulur ne nje stom dheu, ku eshte sigluar art-shkembor me i madh se rrasa e pare, te dyshuara si PIKTOGRAME. (Jane specialistet e mirefillte qe do thone fjalen e fundit)


Ishte i paralajmeruar ky fakt edhe nga intervista me profesore te njohur te kesaj fushe si Sh.Bengu apo M.Kerkuti e te tjere se Rrasa me piktograme e gjetur pak muaj me pare ne Xhuxhe nuk mund te ishte e shkeputur nga konteksti. Eshte koha qe ate Zone te Xhuxhes ne Fan te Mirdites per ta shpall sit arkeologjik te kategorise se pare.)