Gazment Bardhi bën deklaratën e fortë: – Jam i gatshëm të lë nesër karrigen, besoj edhe Basha, nëse…

20 Nëntor 2021

Gazment Bardhi, drejtues i qarkut të Elbasanit thotë se nuk është në dijeni sa prej delegatëve atje kanë firmosur formularin e foltores për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Informacionet në media janë për 280 delegatë nga 450 që ka qarku i Elbasanit, por ai thotë se nuk merret me shifra.

Për Ora News me gazetarin Everest Dedaj ai thotë se është i gatshëm të lërë karrigen e Sekretarit të Përgjithshëm të PD nëse kjo është në interes të partisë dhe demokratëve. Ka bindjen se këtë është gati ta bëjë dhe zoti Basha.

A e shiti Basha Berishën për një vizë në SHBA? Ja si përgjigjet Gazment Bardhi

Bardhi: Nuk luaj me shifrat, ja kam lënë kolegëve të tallen dhe të thonë kemi mbledhur 110% të firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. I garantoj se do mbroj interesin e tyre, nuk jam në politikë për interesin e Gazment Bardhit. Jam i gatshëm të lë karrigen e sekretarit të Përgjithshëm nesër nëse çmohet se është në interes të demokratëve dhe të PD.

Është i gatshëm dhe kryetari?

Bardhi: Kam bindjen që po nëse do i shërbente interesit të PD, patjetër.

Pse nuk inicioni një proces të tillë?

Bardhi: Nuk iniciohet një proces i tillë se ka një hall personal Sali Berisha. Nëse gjykoni se është në interes të PD dhe demokratëve që të ndërtojmë axhendën tonë politike mbi hallin e Berishës apo kujdo tjetër nuk i shërbejmë interesit të demokratëve dhe PD.  Meqenëse ka vendim personal ndaj Sali Berishës të shkatërrojmë PD dhe ta fusim në procese njëherë në tre muaj nuk është serioze dhe as në dobi të energjisë që duhet ti përqëndrojmë kundër qeverisë. Ndjej keqardhje që disa prej kolegëve kanë dy muaj që nuk vijnë  në Kuvend se turren pas njerëzve për tu kujtuar nderet se kur i kanë punësuar demokratët dhe ti kthejnë nderin tani për të firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Nga OraNews