Edi Rama

8 Shkurt 2023

Artan Hoxha ka një mesazh për kryeministrin Rama: Armiku i brendshëm është më i rrezikshëm se ai i jashtëm

Emisioni “Inside Story” ka zbardhur disa skandale, afera korruptive të ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha në rrjetet sociale ku thotë se armiku i brendshëm është më i rrezikshëm se ai i jashtëm.

Postimi i plotë:

Ndersa po shoh Top Channel, me kujtohet ajo shprehja e qoftelargut, qe na la partine mal me komisare:

“Armiku i brendshem, eshte me i rrezikshem se armiku i jashtem”…

Nuk thote kot populli se:

“ Dardha e ka bishtin mbrapa”,…..

Imagjino nje thes me dardha, sa bishta kane mbrapa…

“Dardharet” e partise e paskan ndare mendjen, ose e çojne Benin per “dardha”, ose inceneratoret behen muçmolle komplet.