Fshatrat Shqiptar – Katundi i Vjetër, Mirditë

Katundi i Vjetër në Mirditë është destinacioni më i ri turistik shqiptar. Për shkak të natyrës, prodhimeve lokale dhe banorëve shumë punëtorë, në këtë zonë është zhvilluar turizmi gastronomik. Nga një emër gjeografik, Katundi i vjetër është sot një realitet turistik thotë Drejtori i Info-Kullës, Nik Nikolli.  Sipas tij, iniciativat e para tani janë bërë trend duke kaluar edhe tek bujtinat.

Nik Nikolli pohoi se katundi i vjetër tashmë është realitet. Nga një vend gjeografik, sot është kthyer në një qendër të turizmit, ekoturizmit në veçanti. Të heqësh dorë nga shtëpia e të besosh tek turizmi i bujtinave është sipërmarrja e Kol Markut. Ai thotë se infrastruktura, natyra dhe burimet ujore janë shkaku kryesor i investimit që ai ka kryer dhe që sipas tij ka qenë në fakt i vonuar.

Katuni i Vjeter Mirdite

Katuni i Vjeter Mirdite