FOTOLAJM/ U sulmua për vdekje nga qeni pitbull, ky është 2-vjeçari shqiptar që humbi jetën!

Qeni që sulmoi të miturin
7 Dhjetor 2025
Një djalë 2-vjeçar shqiptar, Leo, i rritur në një ambient të mbushur me dashuri për kafshët, humbi jetën një ditë më parë (6 dhjetor) pasi u sulmua nga një qen i racës pitbull që familja e tij kishte strehuar. Ky ishte një nga shumë qentë që prindërit morën në shtëpinë e tyre dhe në strehëzën që ata menaxhonin përballë shtëpisë.

Fëmija ndodhej për pak kohë i vetëm me qenin, kur për arsye ende të panjohura, kafsha filloi ta kafshonte. Plagët në trupin e vogël të Leo-s ishin të shumta dhe fatale.
Duke dëgjuar britmat, babai vrapoi menjëherë për të shpëtuar djalin e tij, por pa sukses. Ambulanca mbërriti në vendngjarje, por fëmija u dërgua në spital në gjendje kritike. Pavarësisht përpjekjeve jashtëzakonisht të mëdha të mjekëve për ta shpëtuar, Leo nuk mundi të mbijetojë.
Mediat greke shkruajnë se në faqen e tyre në Facebook, prindërit shpesh ndanin foto dhe video të qenve që kujdeseshin në shtëpi dhe në strehëzën e tyre, ku përfshihej edhe Leo.
Sipas informacioneve, vetëm 10 ditë më parë, më 27 nëntor, Leo festoi ditëlindjen e tij të dytë me familjen.
Pitbulli që sulmoi fëmijën ishte një qen endacak që prindërit e gjetën përpara derës së shtëpisë disa ditë më parë dhe vendosën të kujdesen për të bashkë me kafshët e tjera që kishin në shtëpi.
