“Faza e mbrojtjes së hajdutëve”/ Bushati: Ja çfarë treguan deklaratat e Ramës përballë SPAK-ut

9 Mars 2026
Analisti Andi Bushati deklaroi se qëndrimi i fundit i kryeministrit Edi Rama shënon për herë të parë një përplasje reale mes qeverisë dhe drejtësisë së re.
Në një intervistë televizive, Bushati u shpreh se për herë të parë pas shumë vitesh retorikë, Rama ka kaluar nga fjalët në veprim politik dhe juridik kundër SPAK-ut. Sipas tij, kjo situatë shënon hyrjen në një fazë të re në raportin mes pushtetit dhe drejtësisë, duke theksuar se debati nuk është një përballje bardhë e zi, pasi sipas tij problematika ka si te qeveria ashtu edhe te mënyra e veprimit të SPAK-ut.
Andi Bushati: Në fakt sot kemi një gjë të re, jo për dy muajt e fundit, jo për tre muajt e fundit, por për 10 vitet e fundit. Pra, sot ne kemi mbajtur shënim aktin e parë të kundërvënies reale të Ramës ndaj SPAK-ut dhe ndaj drejtësisë. Nuk duket shumë e re se ishte gjë e parashikuar, por deri tani ne ishim në kuadrin e fjalëve dhe të retorikës së kryeministrit. Kurse sot kemi vendim dhe politik, dhe juridik. Pra, sot Rama ka thënë, nga sot e tutje, hajdutët në këtë vend janë të mbrojtshëm. Është kthyer miti i mosluftimit të pandëshkueshmërisë dhe sot kemi hyrë në këtë pikëpamje në një fazë të re. Kështu që kemi goxha të reja, pavarësisht se ishin të reja që i prisnim.
Po të parashutoheshe sot nga Marsi dhe të dëgjoje kryeministrin e Shqipërisë në argumentat që thoshte që pse gjykata dhe SPAK-u s’kanë të drejtë, , ti munde të, Rama mundej të të bënte për vete. Pse e them këtë? E them këtë sepse kjo nuk është një betejë bardhë e zi apo një betejë e engjëllit me djallin. Këtu fatkeqësisht janë djaj dhe Rama dhe SPAK-u. Dhe Rama, në fjalimin e sotëm, po ta vije re, ëhë, kishte gjetur disa pika ku SPAK-u vërtet mund të ketë çeduar. Pra, çdo njeri me bonsens apo që i njeh pak procedurat, e di që për të kërkuar imunitetin ti nuk ke pse çon një dosje me 16.000 fletë. Kjo është propagandistike. Hapja përpara kohe apo dënimi me gjyq publik i atyre që do t’i fusësh në burg, edhe kjo është një taktikë që SPAK-u e ka bërë me Berishën, me Metën.
Nga: Gazeta Sot
