“Foltorja” rikthen Berishën pas disa vitesh në Tropojë, pritet me fishekzjarre dhe flamuj kuq e zi

1 DHJETOR 2021

GAZETA SHQIP

TROPOJË- “Foltorja” ka rikthyer ditën e sotme ish-kryeministrin Sali Berisha në Tropojë.

Ky takim vjen pas disa vitesh ku Berisha nuk ka qenë prezent në qytetin verior, teksa ka ftuar të gjithë demokratët t’i bashkohen dhe të bëhen gjithashtu pjesë e Kuvendit Kombëtar që ka thirrur ish-kryeministri.

Berisha është duke u pritur me entuziazëm, me fishekzjarre dhe flamuj kuq e zi nga demokratët dhe mbështetësit e tij.

“Foltorja” e Berishës vjen pasi ish-kryeministri ka zhvilluar një sërë takimesh në disa qytete të vendit, me mbështjetje gjithashtu edhe të disa deputetëve demokratë .

Përmendim këtu, Isuf Çela, ish-kryetari i bashkisë, Besnik Dushaj, deputeti i PD-së, Flamur Noka, ish-deputetët Aleksandër Biberaj, Florion Mima, Klevis Balliu, si dhe Lisandër Hoxha, ish-nënkryetar i Forumit Rinor të PD.

Kujtojmë se PD sëfundmi është përfshirë në një ‘stuhi’ debatesh dhe përplasjesh midis Berishës dhe Bashës e mbështetësve të dy palëve.

Berisha e ka thirrur Kuvendin Kombëtar më 11 dhjetor kurse Basha më 18 dhjetor. Se si do të vijojnë të rrjedhin ngjarjet brenda partisë opozitare më të madhe në vend mbetet për t’u pare.