5 Dhjetor 2023

Analisti Ardian Demiri është shprehur se në Maqedoninë e Veriut ka ndikim shumë të madh nga Rusia dhe Serbia.

Demiri në një studio televizive tha se Maqedonia ka qenë për shumë kohë pjesë përbërëse e ish-Jugosllavisë dhe kjo sipas tij, është shumë e vështirë që t’u shkëputet nga mendja qytetarëve.

Ai tha gjithashtu se ka indicie se Rusia ka ndikim të drejpërdrejtë mbi disa parti politike në Maqedoni dhe ndan fonde me qëllime politike atje.

“Patjetër që në Maqedoni ndikimi serb është shumë i madh, pasi RMV ka qenë pjesë përbërëse e një shteti tjetër. Këtu për 45 vite janë edukuar gjeneratat se Maqedonia është pjesë përbërëse e Jugosllavisë dhe këtë është e vështirë ta shkëpusim nga qytetari i zakonshëm maqedonas.

Duke pas parasysh që Serbia është satelit rus në Ballkan, indirekt edhe Rusia ka strukturat e veta në Maqedoni. Ka indicie që ka edhe parti me ndikim të drejpërdrejtë rus. Ka indicië që ndahen edhe fonde ruse për efekte politike në Maqedoni. Maqedonia është një pikë shumë interesante gjeostrategjike edhe për Rusinë, edhe për Serbinë”, tha Demiri.