7 Maji 2025

I ftuar në emisionin KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë këtë mëngjes kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri, kreu i KQZ u mundua të mohojë ndikimin dhe përzgjedhjen nga PS të përgjegjëses në KQZ që do të merret me menaxhimin e procesit të votës së diasporës por që ka qenë komisionere e Partisë Socialiste në zgjedhje të mëparshme dhe se bashkëshorti i saj ka krijuar platformën e rilindjes, “Aktivisti”.

Debati i plotë:

Flavio Qarri: A ka qene personi J.J komisoniere e PS?

Ilirjan Celibashi: Po, po. Eshtë ka qenë. Kam qene ministër i qeverisë Rama.

Flavio Qarri: Po ju me thatë ‘Zero’, tani me thoni që ka qenë.

Ilirjan Celibashi: Jo jo. Po e dini ju sa ka aty që kanë qenë komisionerë të PS-së, PD-së, PR-së dhe të angazhuar.

Flavio Qarri: Sa ka nuk e dimë. Tani nga zero u bë një. Nëse të them se bashkëshorti i saj ka barë platformën “Aktvisti”. Behet një a po dy…

Ilirjan Celibashi: Jo, ky është spekulim. Se jam interesuar edhe për këtë gjë. Pyetja nuk ka të bëjë me atë se çfarë ka bërë. Pyetja ka të bëjë me atë se çfarë bën.

Flavio Qarri: Aktivisti vazhdon të jete platformë aktive, nga zero kalim tek 1.2 tani.

Ilirjan Celibashi: Je duke spekuluar tani. Pyete se çfarë bën. Se çfarë ka bërë…

Flavio Qarri: Nuk gjetët. Ka aq shumë komisionërë PS sa nuk gjetët dikë që të ishte i baraslarguar.

Ilirjan Celibashi : Atë nuk e ka sjellë në punë PS. Atë e ka rekrutuar KQZ. Dhe nuk ka ardhur aty me rekomandim të PS. Është spekulim i atyre që për arsye të ndryshme

Flavio Qarri: Thelbi është nëse e ka harruar zonja që ka qenë komisionere e PS. Çfarë garancie me jepni ju mua?

Ilirjan Celibashi: Çfarë garancia shikon ti që unë kam qenë ministër i Edi Ramës.

Flavio Qarri: Unë nuk shof asnjë garanci. Kjo më tmerron.

Ilirjan Celibashi: Atëherë mos shiko garanci edhe për atë dhe për këdo tjetër që mund të ketë patur në një moment të caktuar një angazhim politik.

Flavio Qarri: Na garanton sistemi, zoti Celibashi.

Ilirjan Celibashi: Garantojnë edhe njerëzit se kështu sistemi nuk ekziston. Për ta përmbyllur këtë pjesën e integritetit të KQZ, tej asaj që një pjesë jo e vogël kanë ato dyshimet që kanë, Është institucioni që është i baraslarguar nga çdo interes politik. Unë nuk kam dyshime që çfarë ka bërë dikush në karrierën e tij politike. Edhe nëse në një moment të caktuar do të gjendej në një moment që duhet te jete mbi palët…