Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen

3 Gusht 2026
Një moment i veçantë është regjistruar gjatë marshimit të protestës së 65-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në rrugët e Tiranës.
Teksa qytetarët po marshonin në Bulevardin “Zogu I”, pak metra më tej qielli është ndriçuar për disa sekonda nga një spektakël fishekzjarrësh.
Edhe gjatë këtij momenti, protestuesit kanë vijuar marshimin pa u ndalur, duke kënduar në kor thirrjen që i ka shoqëruar që nga nisja e protestave: “Rama jep dorëheqjen”.
Tubimi i sotëm shënon ditën e 65-të të protestave, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
