Fatma Haxhialiu

Fatma ‘kryqëzon’ ministren e Ramës: – Kjo është skandaloze, e turpshme, e neveritshme, nuk kam fjalë. –

Postuar: 08/02/2019 – 20:01

Vizita e Elisa Spiropalit në familjen e 13-vjeçares në Kavajë ka shkaktuar shumë reagime.

Pasi ndër të tjera, i ati i të miturës i ka bërë thirrje të gjitha mediave që të ruajnë privatësinë e vajzës. Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu ka reaguar në rrjetin social ‘Facebook’, duke e cilësuar publikimin e vizitës një akt skandaloz, të turpshëm dhe neveritës.

Sipas Haxhialit, gjithçka po bëhet për një fushatë të qelbur dhe se mediat e ruajtën privatësinë duke publikuar vetëm inicialet.

Moderatorja shkruan:

‘Media i ruan privatesine, nuk permendi kurre as iniciale te vajzes, kjo e filmave vajti i nxorri me emer e fytyre pikerisht per t’i bere protagoniste te nje filmi te neveritshem. Po si moj i nxirrni per fushaten tuaj te qelbur dhe i hidhni lemoshe, duke bere te miret me jeten e tyre te shkaterruar?! Me ca morali tregoni se cilet jane protagonistet e ngjarjes???? A kane mend ne koke, a i dine pasojat? Kjo eshte skandaloze, e turpshme, e neveritshme, nuk kam fjale…’

Fatma Haxhialiu

/Agjensia e Lajmeve Sot News/