“Euronews” dhe “Zëri i Amerikës” transmetojnë  “live” protestën. –

16 shkurt 2019

Update-Protesta masive e organizuar nga opozita në bulevardin kryesor të Tiranës vazhdon të ketë jehonë të madhe edhe në mediat ndërkombëtare.

Ata kanë përshkruar atë që ndodhi në protestë ku, shumë protestues çanë kordonin e policisë duke u përpjekur të futen në Kryeministri.

Përveç artikujve të shumtë që agjencitë më prestigjioze të lajmeve ka publikuar që nga momenti i nisjes së protestës e në vazhdim, bie në sy edhe një fakt tjetër mjaft interesant dhe i paprecedent.

“Protestuesit kanë nisur të shkallmojnë dyert e zyrës së Kryeministrit të Shqipërisë në Tiranë. Kjo po ndodh gjatë protestës së opozitës kundër korrupsionit qeveritar. Ju mund të ndiqni pamjet e protestës në linkun e mëposhtëm”, – shkruan “Euronews” në artikulli që shoqëron transmetimin “live” të ngjarjeve që po ndodhin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkaq, asnjëra nga mediat e njohura ndërkombëtare nuk ka transmetuar asnjë pamje nga takimi anti-miting i Edi Ramës në Vlorës.