Euro bie në 93 lekë, raporti: = Në 2025-ën buxheti humbi 100 mln € nga kursi i këmbimit
Buxheti i shtetit do të kishte përfituar më shumë para, nëse Euro dhe Dollari nuk do të ishin zhvlerësuar në nivele kaq të larta. Në dokumentet që shoqërojnë buxhetin faktik të vitit 2025, Ministria e Financave thotë se vetëm nga ndryshimi i paparashikuar i kursit të këmbimit buxheti i shtetit ka humbur 100 milionë euro nga të ardhurat doganore.
E nga ana tjetër – thotë Ministria e Financave – vjet u ul në 53% borxhi publik nga 54.2% në vitin 2023, ku një nga faktorët me ndikim pozitiv është zhvlerësimi i valutave, që e ka bërë më të lirë borxhin e marrë në monedhë të huaj.

