“Është si një bombë atomike”- Shkencëtarët paralajmërojnë rreth variantit brazilian të COVID: Katastrofë nëse…

10 MARS 2021

Shkencëtarët po paralajmërojnë se shpërthimi i pakontrolluar i koronavirusit në Brazil mund të kërcënojë luftën globale për t’i dhënë fund pandemisë.

Varianti më infektues, që u shfaq fillimisht atje, tashmë është bërë dominues në shumicën e shteteve të vendit dhe nuk ka asnjë shenjë që infektimet të ngadalësohen.

‘Është si një bombë atomike’, tha Roberto Kraenkel, një matematikan biologjik me Observatorin Brazil Covid-19.

“Unë jam i befasuar nga nivelet e i infeksionit të shkaktuara nga ky variant. Media nuk po e kupton se çfarë do të thotë kjo. Të gjitha variantet e reja janë më të transmetueshëm dhe kjo do të thotë një fazë e përshpejtuar e epidemisë. Një katastrofë”, shtoi ai.

“Asnjë vend nuk do të jetë i sigurt nëse jo të gjitha vendet kanë kontrolluar shpërthimet virusit”,  tha Dr Denise Garret, nënkryetare e epidemiologjisë së aplikuar në Institutin e Vaksinave Sabin në Uashington.

Gazeta Shqip