Ekspozite: – Ringjallja e figurave Ilire të prekura nga pluhuri i harresës

-2 Gusht 2021

Mbrëmë në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës u hap ekspozita personale e artistit Milot Gusia. Qëllimi ishte t’i kthehemi trashëgimisë sonë kulturore, më sakt të heqim pluhurin e harresës dhe të merremi më shumë me figurat ilire.

Nga: Ilir MuharremiIlir Muharremi, kritik i artit

Hëna shumë shpejt po ja zë vendin diellit. Vapa përvëluese në këtë mbrëmje korriku shpeshton djersët në trup dhe rritë monotoninë ndaj ndonjë aktiviteti. Mirëpo, shpesh veçantia bëhet edhe më përvëluese, më tërheqëse, më gazmore, më estetike, kur bëhet fluturimi në kohë përmes mendimit të kthimit, ose vullnetit për një inspirim drejt thesarit arkeologjik antik, drejt parajsës së trashëgimisë sonë kulturore pra te anijet e Ilirëve.

Bëhet fjalë për një performancë artistike të organizuar nga artisti Milot Gusia i cili hapi ekspozitë personale me titull “Unë jam Ilir” brenda Lapidariumit të Muzeut Kombëtar të Kosovës në Prishtinë. Aty u ekspozua edhe një video art me këtë teme.

Nga: wwwFjalaelire.