Ekspozitë në kohë pandemie, piktori pogradecar Qemal Guri frymëzon qytetarët me peizazhe madhështor

Lorena Kodra  

30 Maj, 2020 14:59 |

Është çelur këtë fundjavë në Galerinë e Arteve “Lasgush Poradeci” një ekspozitë personale e piktorit nga qyteti liqenor, Qemal Guri.

Miq të piktorit dhe të galerisë ishin prezentë në hapje të kësaj ekspozite, e cila solli për publikun një cikël veprash të krijuara kohët e fundit nga artisti

Qemal Guri

, i cili e quajti këtë ekspozitë “Çast”, pasi çdo pikturë e varur në murin e kësaj galerie ka qenë vepër e një çasti.

Këndvështrimi rreth të përditshmes, realitetit dhe ëndrrave, lidhur edhe me situatën që po jetojmë, pandeminë, ishin në fokus të pikturave të realizuara nga autori.