Dështimi i konsensusit për ‘Zgjedhoren’/ Reagon Soerca: – Kusht i domosdoshëm për negociatat. Të konkludohet një marrëveshje  e menjëhershme nga të gjitha palët

 1 qershor  2020

Ambasadori i BE, Lugi Soreca ka reaguar pasi palët në Këshillin Politik nuk arritën dje një marrëveshje për Reformën Zgjedhore.

Me një shënim në Twitter, Soreca shprehet se Reforma Zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODHIR është kusht i domosdoshëm për hapjen e negociatave.

Më tej Soreca shkruan se një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik “është e mundshme dhe duhet të konkludohet tani”.

Reforma elektorale plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODHIR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara në Flamurin e Bashkimit Evropian.

Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të konkludohet tani për të filluar negociatat e pranimit në Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruan Soreca.

Gazeta Panorama