Ish-presidenti Ilir Meta gjatë konferencës për mediat u ndal edhe tek kryeministri Edi Rama duke thënë se atij po i vjen shumë shpejt koha e mjekimit të detyruar duke nënkuptuar humbjen në zgjedhje.

“Turp të ketë ministri i Brendshëm, që merret me Sali Berishën në vend që të shpreh ngushëllim. Sali Berisha ia ka fajin që e ka mbushur policinë me njerëz të droguar? Sali Berisha i kthen këta në polic?

Berisha i ka fajet që nuk ka një deklaratë të qartë për këtë, apo manipulimet e Elbasanit? E patë ju se u vranë njerëzit atje dhe policia ishte kot. Kur dalin njerëzit aty, policia shtrihet barkas. Me qytetarët bëjnë të fortin me gjoba me presione, se kanë një në krye të qeverisë një sadist. Dhe i fut në riedukimit.

Po i vjen koha e mjekimit të detyruar dhe riedukimit.” tha Meta.

Ndërkohë kreu i Partisë së Lirisë, është shprehur se ka vetëm një Parti Demokratike dhe se do të bashkëpunojë ngushtë me këtë parti. Ai ka theksuar se zgjedhjet lokale të ardhsahme do të jenë një triumf i vendosjes së llogari dhënies.

“Ka vetëm një Parti Demokratike dhe vetëm një. Është një parti me shumë kontribute. Do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD. Që është një vetëm një. Që është si populli opozitar. Koha e përgjumjes për hatër të PD ka mbaruar. 7 Korriku ishte një tregues i qartë i këtij zgjimi të vlerave më të mira të PD si parti e vlerave. Do punojmë shumë ngushtë me PD. Por edhe me PS për reformën territoriale.” tha Meta.