Edhe Shkodra në protestë, qytetarët: – Kemi dalë për rrëzimin e qeverisë. Të krijohet standard në ekonomi

Nga OraNews

11 Mars 2022

Edhe qytetarët e Shkodrës kanë dalë në protestë, kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera ushqimore.

Ata kanë marshuar në rrugët e qytetit me pankarta në duar, ndërkohë kërkojnë që në ekonomi të vendoset standard.

Sipas tyre shumë familje nuk shtyjnë dot muajin me pagat dhe pensionet që marrin.

“Mund të ja dalim vetëm bashkë. Ne nuk jemi tregtarë. Ushqimet janë shtuar. Ne kërkojmë që të ketë standard për ekonominë shqiptare. Familjet s’kanë mundësi që të shtyjnë muajin.”

“Po hidhni vrer ndaj protestës” Binaj-qeverisë: Kur na sheh të gjithë këtu në shesh, nga cila anë do të flesh?

“Nuk ka asgjë për me pasur frikë, reagoni. Duam siguri për të ardhmen tonë. “

Njëri prej qytetarëve shprehet se ka dalë për të protestuar për rrëzimin e qeverisë.

“S’kemi dalë këtu për me ulë çmimet me 20  lekë. Për mua ëhstë një qeveri e papërgjegjshme. Këtu jam me rrëzuar qeverinë”.