Durrës, policia kap ç’të gjejë para dhe i fut në furgonë për t’i shoqëruar

11 Mars 2022

Është përshkallëzuar protesta qytetare në Durrës, ku pas çarjes së kordonit të policisë ka akoma përplasje të shumta.

Ata kanë bllokuar portin e qytetit duke mos lejuar hyrjen dhe daljen e automjeteve.

Policia është duke shoqëruar me forcë shumë protestues, ndërsa ata kanë bllokuar dy anët e rrugës  edhe te stacioni i trenit në qytet.

Një pjesë e policëve kanë krijuar një kordon, ndërsa një pjesë tjetër e tyre marrin qytetarë dhe i fusin në furgonë.

Vihet re se ashtu si në shumë raste të tjera, persona të veshur civilë marrin qytetarët dhe i shoqërojnë në komisariat.

Nga OraNews