Plas në Berat dhe në Durrës, protestuesit përplasen fizikisht me forcat policore

11 MARS 2022

Protesta kundër rritjes së çmimeve në qytetin e Beratit ka degjeneruar në përplasje fizike me policinë.

Kjo e fundit ka shoqëruar disa të rinj në komisariat, ndërkohë që reagime të ashpra ka pasur nga qytetarët të cilit kundërshtonin ndërhyrjen brutale të policisë.

Përplasje ka pasur edhe në qytetin e Durrësit. Në jo pak raste oficerë civilë të Policisë së Shtetit kanë dhunuar dhe arrestuar të rinj që kanë mbushur sheshin para hyrjes për në port.

Gazeta Sot