Edhe kryebashkiaku i Mallakastrës i dënuar në Greqi: – Nuk e dija…

Fillimisht e mohoi, por pak orë pasi Partia Demokratike nxori dokumentet për të cilat thotë se konfirmojnë dënimin e Qerim Ismailajt në Greqi, ky i fundit thotë që nuk e dinte.

“Lidhur me shkresat e paraqitura sot nuk kam patur dijeni, sepse po të kisha, fare thjesht do t’i deklaroja në formularin e dekriminalizimit.” – thotë kryebashkiaku.

Ashtu si kryebashkiakët e tjerë të Rilindjes të denoncuar më parë nga PD, Qerim Ismailaj e mbyll reagimin me fjalët: “Së fundmi jam i bindur se e vërteta dhe ndershmëria do të triumfojë mbi gënjeshtrën, hajdutërinë, trafikantët apo mashtruesit!”

Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së deklaroi sot: “Sipas vërtetimit me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Edi Rama i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000. Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.”

Krahas denoncimit publik, Partia Demokratike ka depozituar edhe një kallzim në Prokurorin e Përgjithshme, e cila thotë jo zyrtarisht se kallzimin e ka regjistruar Prokurori Adnand Xholi duke nisur hetimet.

Reagimi i plotë i kryebashkiakut

Përshëndetje dhe njëherë të gjithëve!

Do te doja qe perseri te sqaroja opinionin lidhur me deklaratat e bera nga ana e PD diten e sotme:

1- Theksoj përsëri se per kohen qe kam jetuar dhe punuar si emigrant ekonomik ne Greqi nuk jam arrestuar, ndaluar apo deportuar asnjehere nga policia greke!

2- Lidhur me shkresat e paraqitura sot nuk kam patur dijeni sepse po te kisha, fare thjesht do ti deklaroja ne formularin e dekriminalizimit, pasi vepra dhe koha per te cilen presupozohet te jem i denuar nuk eshte ne kushtet qe te me pengonte kandidimin apo ushtrimin e detyres dhe per kete qellim do te ndjek cdo rruge ligjore per zbardhjen e te vertetes si ketu ashtu dhe ne Greqi!

3- Lidhur me pretendimin se nuk eshte kryer denimi i presupozuar pasi nuk me kane gjetur, theksoj se kam udhetuar me dhjetra here ne Greqi dhe jo vetem dhe asnjehere ne asnje pike kufitare nuk me eshte refuzuar hyrja apo per me teper qe te jem ndaluar!

4- Ne periudhen kur ka dale ky i ashtequajtur vendim kam punuar mesues ne shkollen “I.Shehu” Corrush si dhe ne 12 tetor 2000 jam zgjedhur kryetar i komunes Kute.

5- Perbuz me neveri cdo etiketim te bere nga ana e pd ndaj meje, pasi nuk kam kryer asnje veprimtari te jashteligjshme ( por mund te me kene ngaterruar me personazhet kriminele, hajdute apo trafikante qe mund ti kete patur apo mund ti kete akoma ne gjirin e saj)!

Se fundmi jam i bindur se e verteta dhe ndershmeria do te triumfoje mbi genjeshtren, hajduterine, trafikantet apo mashtruesit!

Ju falemderit dhe klm!.

Gazeta Dita